Mes maleve të Dibrës, aty ku rrugët ngushtohen dhe pyjet hapen papritur mbi gryka të thella, shfaqet një destinacion ende i pazbuluar plotesisht.
Rreth 25 kilometra larg nga qyteti i Peshkopisë, në drejtim të fshatit Çidhën ndodhet Ujëvara e Sopanikës.
Për të mbërritur deri këtu, 5 kilometrat e fundit përshkohen në një rrugë me çakull por kjo nuk i ndalon vizitorët, sepse fundi eshte mbreslenes.
Ujëvara buron nga një shpellë në malin e Pllajës dhe zbret mbi shkëmbinj të thepisur, duke krijuar një skenë unike.
“Kam udhëtuar në shumë vende të Shqipërisë, por ky është një nga peizazhet më të bukura që kam parë…”, tha një vizitore
Kanioni i Setës shtrihet për rreth 1.5 kilometra dhe është formuar nga lumi që buron nga liqenet e Lurës.
Banorët tregojnë se ky shteg ka shërbyer si rrugë kalimi në kohë lufte, për shkak të afërsisë me Kalanë e Skënderbeut.
“Është hera e parë që vij këtu. Nuk e prisja të ishte kaq bukur. Është një vend që duhet parë patjetër”, shprehet nje tjetër
Për shumë vizitorë, mënyra më e mirë për ta përjetuar natyrën, është hiking.
“E kemi bërë gjithë rrugën në këmbë. Ka qenë e lodhshme, por çdo hap ia vlen për pamjet që shikon këtu”, u shpreh një vizitor.
Sfidë mbetet infrastruktura, sidomos segmenti i fundit prej rreth 5 kilometrash rrugë me çakull.
“Rruga nuk është shumë e mirë, sidomos pjesa e fundit. Duhet investuar pak më shumë që të jetë më e lehtë për turistët”, vijon ai.
“Bukuritë janë të jashtëzakonshme. Është një zonë që duhet promovuar më shumë, sepse e meriton”, tha nje tjetër.
Një tjetër element i rëndësishëm është Kanali i Setës. Vepër e ndërtuar dekada më parë dhe që sot vazhdon të furnizojë me ujë hidrocentralin...
Ujëvara e Sopanikës, Kanioni i Setës dhe shtigjet që i lidhin atë me Lurën po e kthejnë këtë territor në një pikë të re të turizmit të aventurës.
Komente








