Nuk është COVID-19, por virusi- F! Dhe e vetmja vaksinë është...VIDEO që do t'ju zgjojë shpirtin

Një tjetër këndvështrim i ka dhënë pandemisë me COVID-19 një artis amerikan i fjalëve frymëzuese. Richard Williams thotë se bota po pushtohet nga virusi F, duke iu referuar frikës. E vetmja vaksinë për ta luftuar sipas tij është dashuria. 

Video e tij është publikuar me titra shqip nga kryeministri Edi Rama.

"Mirëmëngjes me këtë dallgë frymëzimi dhe një përqafim të gjithëve në distancë të sigurt", shkruan Edi Rama teksa poston videon në Facebook.

Richard Williams, 32-vjeçar, i njohur më mirë me emrin e tij skenik Prince Ea, është një artist i fjalëve motivuese dhe frymëzuese në Amerikë. Videot e tij në YouTube kanë marrë mbi 290 milion shikime dhe mbi 5 milion abonentë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Me flamur në dorë, Tedi Blushi i PL-së tenton të kalojë mbi policinë për t’u futur në bashki

Me flamur në dorë, Tedi Blushi i PL-së tenton të kalojë mbi policinë për t’u futur në bashki