Nuk është kurrë vonë për martesë
Mamaja e Beyonce-s drejt altarit
Nuk është kurrë vonë për t’u martuar! Këtë e provon më së miri dhe mamaja e yllit botëror të muzikës pop, Beyonce Knowles, e cila ka shkuar drejt altarit me aktorin Richard Lawson, në moshën 61-vjecare.
Nuk është kurrë vonë për t’u martuar! Këtë e provon më së miri dhe mamaja e yllit botëror të muzikës pop, Beyonce Knowles, e cila ka shkuar drejt altarit me aktorin Richard Lawson, në moshën 61-vjecare.
“Nuk mund të ishte më perfekte se aq”,- u shpreh Tina Knowles në një intervistë ekskluzive për revistën amerikane “People”. E në fakt s’kishte si të ndodhte ndryshe. Ceremonia magjike u zhvillua në bordin e një jahti në plazhin Newport në Kaliforni dhe rrethi i ngushtë i të ftuarve ndoqi një kod veshjeje shumë strikt, sipas të cilit të gjithë duhet të visheshin me të bardha.
Në imazhet e publikuara, gjyshja e një vajze 3 vjec dhe e një djali 10 vjec, dukej ‘hyjnore’ në praninë e shoqërueseve të nuses, mes të cilave qëndronin dy vajzat: Beyonce dhe Solange dhe këngëtarja Kelly Rowlands, me të cilën familja Knowles ka marrëdhënie të hershme.
Tina dhe Richard 68 vjec, njihen prej 30 vitesh, por e konsideruan një marrëdhënie mes tyre rreth 1 viti e gjysmë më parë. “Brenda 4 muajve,-u shpreh ajo,- e dija që ai ishte personi me të cilin duhet të kaloja jetën.” Nusja e re finalizoi divorcin nga ish-bashkëshorti i saj Matthew Knowles në 2011.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
35/4
Sondazhi i ditës:
Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?
-
Të drejtë
64.5%
-
Të gabuar
31.8%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 6272
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City
1 Tetor, 09:10
-
Hezbollah: Kemi qëlluar me artileri ndaj ushtarëve izraelitë
1 Tetor, 09:08
-
Doreada Mio: Tetori Rozë, ajo ka një betejë për të fituar
1 Tetor, 08:52
-
Paro Laçi bën deklaratën e fortë: Berisha donte të vriste Rexhep Meidanin dhe Neritan Cekën! Të hapen dosjet
1 Tetor, 08:49
-
Sylvinho fton në Kombëtare kapitenin e U-21, Ernest Muçi rigjen kuqezinjtë
1 Tetor, 08:49
-
Ikën Stoltenberg, ish-kryeministri i Holandës merr sot udhëheqjen e NATO-s
1 Tetor, 08:44
-
'Tetori rozë', muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit! Apeli për gratë dhe vajzat: Bëni mamografinë dhe kujdesuni për veten
1 Tetor, 08:26
-
Lajm i keq për Kombëtaren, mesfushori dëmtohet dhe humbet 2 sfidat e Ligës së Kombeve
1 Tetor, 08:26
-
Pentagoni: Uashingtoni paralajmëron Iranin! Pasoja të rënda në rast të një sulmi ndaj Izraelit
1 Tetor, 08:10
-
Ardi Stefa: Pengmarrësit e Demokracisë dhe shoqërisë
1 Tetor, 07:50
-
Tërmet 4 ballë godet kufirin Shqipëri-Greqi, ndjehet edhe në Sarandë
1 Tetor, 07:46
-
Lufta në Ukrainë/ Putin rrit shpenzimet ushtarake me 30% për vitin 2025
1 Tetor, 07:41