Nuk fshihen më! Arbana dhe Eduarti shprehin hapur dashurinë (FOTO)

Nuk fshihen më! Arbana dhe Eduarti shprehin hapur dashurinë (FOTO)

Moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj, janë duke jetuar një romancë dashurie dhe prova më e fortë për këtë janë udhëtimet bashkë, destinacionet e veçanta që kanë zgjedhur për të frekuentuar këtë verë, si edhe deklaratat e dashurisë që i bëjnë njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Moderatorja është duke shijuar pushimet e radhës në Turqi, me të birin Jon dhe me siguri edhe me prindërit e saj. Duket se në këtë udhëtim nuk e ka shoqëruar, personi i saj i zemrës, Eduarti, ndaj dhe largësia këto ditë nga njëri-tjetrit nuk i ka penguar aspak që ndjenjat t'i shfaqur hapur, në publik.

Ka qenë pikërisht një foto e fundit që ka postuar regjisori i njohur Eduart Grishaj në Instagram, ku Arbana nuk ka hezituar t'i thotë publikisht se i mungon. "Miss you", i ka shkruar moderatorja në komentin nën foto, ndërsa ai i është përgjigjur: "Edhe ti mua"!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja