'Nuk i gjej fjalët', Dashnor Sula në 'Frontline Interview' komenton investigimin e Rai 3: Nuk jam i lumtur që kryeministri i vendit tim përgojohet

Deputeti i opozitës, Dashnor Sula komentoi në ‘Frontline Interview’ me Marsela Karapançon, investigimin e Rai 3 për Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare.

'Mund t’ju duket ju apo teleshikuesit që unë për vete jam ndjerë shumë keq si qytetar. Nuk do dëshiroja që për kryeministrin e vendit tim apo qeverinë e vendit tim të kem këtë qasje, të ketë këto ngjarje, këtë emër, këtë përkufizim. Kur flasim për Rai flasim për një televizion mbarëeuropian. Bëhej fjalë për 6-7 milion shikues. Të mendosh se pas 34 vitesh drejtuesit shqiptar kryeministra, ministra nuk po  arrin të dalin, kazan mediatik, dje lexova gjarpërinj, breshka, më shqetëson shumë. Shqipëria sado i vogël, jemi vend mesdhetar, i ballkanit perëndimor. Nuk i gjej fjalët. Nuk jam nga ato që kënaqet me fatkeqësitë e çdo personi, i mëshiroj.'

Nga ana tjetër Sula merr në konsideratë investigimin për lidhjet e ndërtimeve në Shqipëri me mafian në Itali.

'Merr numrin e lejeve të ndërtimi, merr numrin e metrave katrorë, bëj llogaritë e investimit. Nga 3 apo 4 miliardë euro investime në ndërtim, janë vetëm ¼ janë në sistemin bankar. Pjesa tjetër qarkullon në të zezë. Grupet kriminale financojnë firma ndërtimi.'

Sakaq, për Arben Ahmetaj, Sula nënvizon se ka qenë zv.kryeministër dhe mund të dijë edhe më shumë gjëra.

E kam thënë në parlament, Arben Ahmetaj do jetë tmerri juaj. Arben Ahmetaj ka qenë ministër i financave, zv.kryeministër. që do të thotë di gjëra. Nuk mund të më pyesi mua Rai. Di dhe unë gjëra për persona të caktuar se kam qenë edhe unë në mazhorancë. Ai mund të dijë edhe më shumë. SPAK ti jap cilësinë e të penduarit. Mund të pranojë. Di një gjë, çdo gjë që bëhet e madhe është çështje kohe për të zbuluar. Sado të rreket Rama ta mbulojë, nuk mbulohet dielli me shoshë. Nuk mund të them që Rama është krimineli. Por di të them që krimi i organizuar diktojnë në jetën ekonomike dhe politike të vendit. Ky është realiteti. Po të dojë Rama dhe qeveria për 24 orë, Dashi, Marselën, nuk ekzistojnë. Por këtu rrojnë, janë në burg janë në kërkim, janë në aktivitetin e tyre kriminal.

Sula i bëri një thirrje publike kryeministri Rama dhe qeverisë të ndalojnë pasi situata krijuar nga keqqeverisja ka bërë që çdokush të mendoj largimin nga vendi.

Stop, i bëj thirrje të ndaloj. Njerëzit e kanë mendjen të ikin. Nuk e kanë sigurinë, duan të ikin. Jam ndjerë shumë keq. Bilës aq problem i madh është kjo punë. Prekem se kemi motra, kunetër, halla, xhaja. E njoh realitetin e tyre që kanë mendjen vetëm për të ikur. Një pjesë e mirë e banesave që kanë grupe të caktuar kriminale i lënë për ngarkesën e mallit që vjen nga vendet e tjera. Në Tiranë janë 50 mijë apartamente stok të pashitura.

Unë di çfarë di vetë. Nuk ndikohem e di realitetin në Shqipëri. Edhe të mos e dëgjoj Rai fare e di që realiteti është keq. Kemi hyrë në një rrugë pa krye. Nuk e ka problemin se duhet ti biem Ramës. Nuk jam i lumtur që kryeministri i vendit tim të përgojohet. Që në vitet 2000 prokurori italian i antimafias thonin është e rrezikshme rruga ku ka hyrë Shqipëria. A është në gjendje kjo mazhorancë të luftojë krimin e organizuar dhe të ndalojë këtë hemorragji dhe depërtimit të krimit të organizuar në jetën tonë ekonomike.

Sula shpjegoi edhe votën e tij kundër propozimit të mazhorancës për një komision të posaçëm antikorrupsion. Sipas tij mazhoranca ka si synim për të ndryshuar Kodin Penal dhe për të heque nga aty dispozitën ligjore ku parashikohet dënimi për shpërdorim detyre nga ana e zyrtarëve.

'Nuk do prekin kushtetutën dhe ligjin për SPAK dhe GJKKO por do prekin Kodin Penal. Duan të deklasifikojnë shpërdorimin e detyrës. Tentuan që 248-ën ta heqin dhe lanë shpërdorim detyre vetëm me anët të veprimit. Do jetë shumë e vështirë që SPAK të hetoj apo GJKKO të gjykojë politikanët përmes shpërdorimit të detyrës. Është e vështirë t’ja gjesh paratë. Duan të mbrojnë veten e vet. Prandaj votova kundër. Është një luftë midis politikës në tërësi, mazhorancës në veçanti me ndërkombëtarët dhe SPAK', thotë ai.

Duke folur për figurat opozitare, sipas Sulës, Basha nuk mund të jetë më kryeministër pasi i kishte një shans në vitin 2021.

'Sa të jem me këmbë e me duar, e me mendje në kokë, nuk do deklaroj gjëra që nuk i realizoj. Basha nuk bëhet kurrë kryeministër. E kishte shansin në 2021. Me djegien e mandatave  na bëri këtë që sot të kemi Ramën.'

Ndërsa vlerësoi figurën e Gazment Bardhit.

'Është njeri i ndershëm. Jurist, i pakorruptuar. Është proletar, ka një shtëpi, një dhomë e kuzhinë edhe nënën.'

Sa i përket Argita Malltezit, Sula është kategorik se ajo nuk duhet të jetë në krye të PD-së.

'Unë nuk mund të pranoj që zonja Malltezi të jetë në krye të PD të paktën për këtë moment. Nuk ka karrierë politike, nuk ka kontribute. Të vish në krye për shkak të kontributeve të zotit Berisha nuk jam dakord. Duam burra gra që kur të shkojmë tek qytetari të themi kjo është alternativa.' 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:44
Dashnor Sula në 'Frontline Interview': Argita Malltezi nuk mund të jetë në krye të Partisë Demokratike, nuk është alternativë

1717522654_dashsula.jpg

Dashnor Sula u shpreh në Frontline Interview se është kundër idesë që Argita Malltezi të jetë në krye të Partisë Demokratike, pasi duhen sipas tij figura me kontribute.

'Kontributi i zonjës Malltezi është i vlefshëm, është e bija e zotit Berisha. Por unë nuk mund të pranoj që zonja Malltezi të jetë në krye të PD të paktën për këtë moment. Nuk ka karrierë politike, nuk ka kontribute. Të vish në krye për shkak të kontributeve të zotit Berisha nuk jam dakord. Duam burra gra që kur të shkojmë tek qytetari të themi kjo është alternativa. Berisha dhe Basha vijojnë grindjet dhe bëjnë marrëveshje me Ramën, kjo do të thotë që e çon ujin tek mulliri i zotit Rama', tha Sula.

Ora 19:39
'Basha nuk bëhet kurrë kryeministër', Dash Sula: Bardhi njeri i ndershëm, shqiptarët duan figura si ai e Tabaku

 

Deputeti Dashnor Sula komentoi në 'Frontline Intervieë' programin e Bashës për 2025, si të parealizueshme dhe se ai ke ka humbur shansin të jetë kryeministër. Nga ana tjetër vlerësoi figura e Gazment Bardhit si njeri i ndershëm dhe me integritet i papërlyer në afera korruptive

'Sa të jem me këmbë e me duar, e me mendje në kokë, nuk do deklaroj gjëra që nuk i realizoj. Basha nuk bëhet kurrë kryeministër. E kishte shansin në 2021. Me djegien e mandatave  na bëri këtë që sot të kemi Ramën. Jemi në një vorbull ku të gjithë kemi marrë erë. Ne rrimë brenda një llumi me të njëjtën njerëz dhe duam riciklim. Nuk bëhet dot riciklim për herë të katërt. Ai aty çfarë do gjynahe i ka të vogla apo zero. Është njeri i ndershëm. Jurist, i pakorruptuar. Është proletar, ka një shtëpi, një dhomë e kuzhinë edhe nënën. Shqiptarët duan figura të tilla, Gaz Bardhim, Këlliçin, Tabakun. Që do të thotë opozita ka nevojë për njerëz pa të kaluarën e tyre në errësirë. Siç erdh demokracia, këtu erdhi e fundit,. U pastrua Maqedonia, Kosova, vetëm ne kemi ngelur. Këto elita mbajnë njëri-tjetrin.'

Ora 19:34
Dash Sula shpjegon votën kundër komisionit antikorrupsion: Duan ndryshimin e Kodit Penal, do heqin 'shpërdorimin e detyrës'

 

Dashnor Sula ka shpjeguar në Frontline Interview votën e tij kundër propozimit të mazhorancës për një komision të posaçëm antikorrupsion. Sipas tij mazhoranca ka si synim për të ndryshuar Kodin Penal dhe për të heque nga aty dispozitën ligjore ku parashikohet dënimi për shpërdorim detyre nga ana e zyrtarëve

'Nuk jam i çmendur që të mendoj se një qeveri që e ka ngritur korrupsioni në këtë nivel të lartë që do luftoj korrupsionin sikur është në 2013 dhe po vjen për herë të parë në qeveri. E votova kundër sepse kërkova distancimin e mazhorancës që të mos preket SPAK apo GJKKO. Pjesa tjetër jam dakord, të përmirësohet. Tentativa është për të vënë shkopinj dhe të sulmojë SPAK.

Nuk do prekin kushtetutën dhe ligjin për SPAK dhe GJKKO por do prekin Kodin Penal. Duan të deklasifikojnë shpërdorimin e detyrës. Tentuan që 248-ën ta heqin dhe lanë shpërdorim detyre vetëm me anët të veprimit. Do jetë shumë e vështirë që SPAK të hetoj apo GJKKO të gjykojë politikanët përmes shpërdorimit të detyrës. Është e vështirë t’ja gjesh paratë. Duan të mbrojnë veten e vet. Prandaj votova kundër. Është një luftë midis politikës në tërësi, mazhorancës në veçanti me ndërkombëtarët dhe SPAK.

Mos harro që afatet janë 10-mujore. Gjithë këto që do jenë për listë edhe tek opozita dhe mazhoranca do fusin votën. Opozitën e ndan një moment  shumë kyç. Nëse opozita shkon me mendjen që duhet të bashkëpunoj me mazhorancën për kodin penal nuk duhet të shkoj. Nëse shkon për ta penguar duhet të shkojë. E dyta është 84 votat. Nuk e jap votën kundër sistemit të drejtësisë, SPAK apo GJKKO-së.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori