Nuk jemi në liqenet e Zvicrës, por të Belshit! Rama: Nga një vend rrënojash, në model ekoturizmi

Vitet e fundit Belshi po kthehet gjithnjë e më shumë në një zonë turistike, falë investimeve dhe bukurive të saj natyrore që njihet për numrin e madh të liqeneve. Kryeministri Edi Rama, pas inspektimit të qendrës së re shëndetësore në Belsh, është ndalur në një nga liqenet ku po transformohet në një pikë turistike që do të sjellë zhvillim për zonën.  Duke e krahasuar bukuritë e zonës me liqenet e Zvicrës apo Norvegjisë, Rama thotë se kjo zonë po merr formë duke u kthyer nga një ‘ferr’ rrënojash e plehrash në një model të ri ekoturizmi.

“Përshëndetje nuk jem në liqenet e mrekullueshme të Europës Qendrore apo veriore po jemi në Blesh. Në një nga shumë liqenet e zonës ku vazhdojmë t’i japim shtysë një zhvillimi të qëndrueshëm, një zhvillimi të bazuar te turizmi dhe ekoturizmi me projektet inovatore të Fondit Shqiptar të Zhvillimit! Së shpejti jeni të mirëseardhur. Aty ku me financimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit po merr formë një tjetër model i ri i ekoturizmit, pranë një prej liqeneve të magjishëm të zonës, e cila nga një ferr rrënojash e plehrash, prej ku të gjithë vetëm iknin, po kthehet në një prej destinacioneve më tërheqëse turistike të Shqipërisë rurale”, tha Rama.

Ky investime po bëhet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe ka për qëllimi zhvillimin e turizmit në zonë që do të përkthehet në rritje të mirëqenies ekonomike për banorët dhe shfrytëzimin e potencialit turistik të Belshit.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • AltinTop: 30/10/2021 19:11

    Mjer ky popull me ca merret Kryeministri i mandatit te 3-te… po konkuroje Zvicren ne pensione dhe nivel jetese o tope KM.

    Përgjigju
    • Ben Ahmetaj, hajdut i Rames me duar te pastërta: 30/10/2021 19:49

      Po mire ti o cope m...dhe kryehajdut ca merite ke si mender qeveri?! Shqiperia edhe aq sa ka ecue keto 30 vite eshte per merite te privatit idealiste qe e do kete vend (ndryshe nga ti dhe hajdutet shok te ketyre 30 viteve) dhe per shkak te te hujave qe hedhin para, te cilat ne shumice te rasteve i vjedh ti me Benin, Belen&co. Ceshtje kohe edhe laku ne fyt per ju......

  • Tutu: 30/10/2021 16:55

    O Krieminister bej ca foto molit me derrasat e kalbura dhe te shqyera.. apo shetitores me telat ne dysheme dhe ndricuesat e pavendosur .. apo dhe ata te vendosurit te nje cilesie surrogatti…

    Përgjigju
    • &tutu: 30/10/2021 18:09

      Edhe ujesjellsit se mos ba del si Kruja

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore