Nuk justifikon apartamentin dhe tokën në Pogradec, vettingu shkarkon gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Fatos Qato
Fatos Qato, gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Tiranës
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Fatos Qato. Pas shqyrtimit të dokumentacionit, trupa gjykuese e përbërë nga Suela Zhegu, Valbona Sanxhaktari, Brunilda Bekteshi vendosën shkarkimin e tij nga detyra me arsyetimin se nuk justifikon pasurinë.
Nga seanca e kaluar u zbulua se Qato ka një apartament 144 m2 në Tiranë, blerë në vitin 1997 për 28 mijë dollarë, ndërkohë që është bashkëpronar në të. Apartamenti është hipotekuar 20 vite më vonë, në vitin 2017. KPK konstatoi se subjekti nuk kishte depozituar dokumentacion për të ardhurat e tij dhe bashkëshortes për vitet 1993-1997.
Qato deklaroi si burim të ardhurat nga kursime familjare si dhe ndihmëse nga prindërit, por sipas KPK rezultoi se ka mungesë të burimeve financiare për blerjen e apartamentit në pronësi të bashkëshortes, përfituar në vitin 2005 me kontratë dhurimi, pjesë 50 %.
Sipas KPK-së gjyqtari ka pohuar se nuk e ka përfshirë në deklarimin e vitit 2003 ndihmën e dhënë nga prindërit e bashkëshortes, pasi e kishte për herë të parë dhe nuk e kishte të qartë si ta plotësonte. Ai ka deklaruar edhe një llogari rrjedhëse në emër të bashkëshortes 7 mijë euro, pjesë takuese 50% dhe një automjet "Renault" blerë me leasing për 28 mijë e 500 euro.
Sipas KPK-së, banka e ka konfirmuar këtë kontratë me qira financiare, por, sipas tij, në vitin 2012 kur është porositur kjo pasuri, dy bashkëshortët nuk kanë pasur pasurinë e nevojshme. Në të njëjtin vit bashkëshortja e Qatos ka blerë një tokë arë në Pogradec për 108 mijë lekë, por sipas KPK-së, rezulton se çmimi për tokën arë ishte 264 mijë lekë.
KPK deklaroi se po në këtë vit subjekti ka kryer shpenzime si likuidimi i një qiraje financiare për një mjet tjeter, likuidimi i kontratës së mjetit "Renault", shpenzime për shkollimin e djalit, shpenzime për udhëtime jashte shtetit (konfirmuar nga sistemi TIMS), duke rezultuar me rreth 2 milionë lekë shpenzime, të pamundura për t’u mbuluar me të ardhurat.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.3%
-
I keq
19.9%
-
As i mirë as i keq
35.7%
Vota total: 582
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KPA rikthen në detyrë prokurorin e Tiranës, Genci Qana ishte shkarkuar tre vite më parë nga KPK, ONM e kritikoi si 'vendim të paarsyeshëm'
1 Tetor, 18:06
-
Pas vendimit të KPA, Prokurorja Antoneta Sevdari kthehet në detyrë! Shteti duhet t’i kthejë pagat që prej përjashtimit në shkurt 2019
13 Maj, 12:54
-
Raporti për lirinë/ Freedom House: Qasja e shqiptarëve në drejtësi po përmirësohet! Shqipëria dhe Kosova vende ‘pjesërisht të lira’ pavarësisht përparimeve
29 Shkurt, 07:43
-
U shpall fajtor për fshehje pasurie, Ish anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdari dënohet me 1 vit burg! Dënimi i konvertohet në 2 vite shërbim prove
24 Janar, 13:18
-
Rikthimi i Vetting-ut në polici, 33 drejtues ‘në sitën’ e AMP-së! Kreu i sindikatës së policisë: Ligji u jep të drejtën efektivëve ta shmangin filtrin
18 Qershor 2023, 16:27
-
E ‘harroi’ KLD-ja / Vetingu shkarkon Majlinda Andrean 6 vite pasi dënimit për korrupsion, ish anëtarja e Gjykatës së Lartë shpëtoi Metën dhe Mediun nga burgu
5 Qershor 2023, 17:17
-
764 punonjës paguhen për spiunimin e korrupsionit, vetëm 6 sinjalizime për vitin 2022 në shtet, në sektorin privat prej vitesh zero raportime
1 Qershor 2023, 17:56
-
37 pushtetarë kallëzohen penalisht për fshehje pasurie dhe pastrim parash, u kontrolluan nga ILDKPKI 806 zyrtarë
28 Prill 2023, 16:10
-
KPA lë në fuqi vendimin e KPK-së për shkarkimin e gjyqtares së Apelit Nure Dreni
15 Mars 2023, 19:13
-
Bilanci i 2022/ Lista me 94 gjyqtarët dhe prokurorët që 'ia mbathën' nga frika e Vettingut, përjashtohen të gjithë nga drejtësia! 15 subjekte të dorëhequra
2 Janar 2023, 16:19
-
Nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Shqipëri për sistemin ligjor, Bushka: Historike! Rrustemi: Përvoja me Vettingun, e nevojshme për ne
21 Nëntor 2022, 12:22
-
Probleme me 3 shtyllat e vettingut, shkarkohet nga detyra gjyqtarja Ariana Caco! Pjesë e trupës gjykuese së procesit të 21 Janarit
7 Tetor 2022, 10:03
Kokrra e legenit. Ky knej e gruja anej.
PërgjigjuNormal qe do ikte, perderisa ka qene hetues i komunizmit (Good bless America). Por me vjen keq per nipin e tij (kokeqepujken) qe i rri para mbrapa Taulant ballamukes ahahahaha
Përgjigju