Kukësi ka humbur sërish terren ndaj kryesuesve të kampionatit pasi sot ka barazuar 1-1 në “Selman Stërmasi” përballë Teutës në ndeshjen e vlefshme për javën e 12 të Superligës.
Në kryeqytet durrsakët kaluan të parët në avantazh falë futbollistit Kamara që në minutën e 30-t mposhti portierin Frashëri. Kukësi përpiqet menjëherë të reagoi dhe pak çaste më vonë gjen golin me Rexhinaldon, por anësori do ta bënte të pavlefshëm pasi u konsiderua pozicion jashtë loje. Pavarësisht protestave të verilindorëve pjesa e parë do të mbyllej me fitoren e skuadrës mike.
Në fraksionin e dytë të lojës, ekzaktësisht në minutën e 49-t, këtë herë në pozicion të rregullt Rexhinaldo do të barazonte shifrat. Gjithsesi deri në fund të lojës rezultati do të mbetej I pandryshuar dhe skuadrat do të ndanin pikët.
Me këtë barazim Kukësi renditet në vendin e 5-t me 21 pikë, 10 më pak se Partizani kryesues, ndërsa Teuta pozicionohet e treta me 22 pikë.
Komento