Një lloj 'dredhie' e bërë në kualifikuese nga Mercedes dhe Red Bull ka përfunduar në lenten e zmadhuar të FIA-s (Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit). E thënë thjeshtë, dy skuadrat duket se kishin gjetur mënyrën për të anashkaluar reduktimin e fuqisë që duhet respektuar nga makinat që konsumojnë energjinë e baterisë gjatë vijës së drejtë.
Kjo bën që, edhe pse për pak sekonda, të kenë një avantazh nga 50 deri në 100 kw. Diçka e vogël, por që i lejon makinat të fitojnë ndonjë të qindtë sekondi. Dhe në një Formula 1 të fortë si kjo e këtij sezoni, mund të rezultojë vendimtare për një pozicion më të mirë në nisje të garave. Rrjedhimisht, ka një efekt të madh në strategjinë e garës.
Sipas 'The Race', Mercedes dhe Red Bull e kanë përdorur këtë truk në një zonë gri të rregullores, një nga ato hapësirat e lëna 'të lira' për interpretim nga inxhinierët, të cilët kërkojnë gjithmonë një shtysë më shumë për të bërë diferencën ndaj rivalëve. E thotë historia e motosportit.
Procedura e fikjes graduale të MGU-K mund të evitohet në rast emergjence në pistë, ndërsa Red Bull dhe Mercedes kishin gjetur mënyrën për të shfrytëzuar këtë zgjidhje edhe gjatë ‘time attack’ në kualifikuese, duke përfituar kështu për xhiron më të shpejtë.
Formula 1 është pushim për shkak të konfliktit mes SHBA-së dhe Iranit, por brenda saj zien para rifillimit të garave në maj. Në Miami mund të asistojmë në një fazë shumë dinamike, pas ndërhyrjeve dhe korrigjimeve të rregullores.
Komente






