Vajza me COVID 19 video-mesazh publik: Ankoheni se rrini në shtëpi?! S'është asgjë kur të marrin analizën si mbetje kimike dhe ke familjarin në spital

Për herë të parë një nga të prekurit me koronavirus në Shqipëri ka dalë publikisht me zë dhe figurë në një video sensibilizuese, si kudo në botë, veçanërisht ndaj të rinjve, që deri më tani "mbrohen" pas idesë se COVID-19 shfaq simptoma të rënda dhe i merr jetën vetëm të moshuarve. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë videon e vajzës të prekur me koronavirus, për të tejçuar thirrjen e fortë tek të rinjtë shqiptarë që u duket vetia të pamposhtur se ky armik i padukshëm prek këdo dhe e vetmja mënyrë që të mbrohesh është duke qëndruar në shtëpi.

Vajza e re, e cila flet në video, e cilësuar si e infektuara e 69 me covid 19 në Shqipëri, ka dalë me dëshirën e saj pa u ndjerë e turpëruar se është e infektuar, duke apeluar se çdokush mund të preket nga Covid 19. Ajo sqaron se ka qenë një vajzë e fortë, energjike dhe me shëndet të mirë dhe sërish u prek nga koronavirusi. Ashtu siç e cilëson, qëllimi i kësaj video është sensibilizimi i të rinjve që nuk po kuptojnë rrezikun që u kanoset në këtë kohë dhe i qytetarëve që vijojnë shëtitjet në rrugë kur lejohen oraret e lëvizjes.

'Këtë video e nisa sepse vazhdoj të shoh postim pa fund për shkeljen të drejtave për karantinimin apo nuk po merr askush parasysh pasojat psikologjike të të qëndruarit brenda. Dhe përveç kësaj shoh vazhdimisht njerëz që vijojnë jetën normalisht pa shqetësimi sidomos këtu në lagjen time ku të gjithë e dinë që jemi të paktën 2 veta të infektuar dhe kushedi sa të tjerë mund të rezultojnë. Pasojat psikologjike të qëndrimit brenda në shtëpi sidomos kur jeni të shëndetshëm janë të papërfillshme me pasojat kur shikon një familjarë që ta merr ambulanca dhe që do të kesh komunikim vetëm telefonik për kush e di se sa kohë. Përveç kësaj me pasojën që do të kesh kur të vijnë të bëjnë analizën dhe të trajtojnë sikur je një mbetje kimike sepse fundja në këtë pikë ke të njëjtën rrezikshmëri për të tjerët", shprehet vajza

Ajo tregon se nuk ka pasur histori udhëtimi në Itali dhe asnjë kontakt me personat e prekur, por sërish rezultoi pozitive se ishte prekur nga koronavirusi. Aktualisht vajza sqaron se ndodhet në vetizolim në shtëpi, ndërsa lë të kuptohet se një nga familjarët e saj, i infektuar me covid 19, ndodhet në spitalin Infektiv dhe se nuk mund të takohen. Për të kjo është pasoja më e rëndë psikologjike për tu përballuar se qëndrimi në shtëpi kur je i shëndetshëm.

'Nuk kemi pasur kontakte me njerëz të infektuar, nuk kemi pasur kontakte me njerëz të ardhur nga jashtë apo me njerëz që kanë shfaqur simptomat. Nuk e di si e kemi marrë dhe kur e kemi marrë. Kjo do të thotë se tashmë nuk janë rrezik potenciale vetëm ata të ardhur nga Italia dhe ata që kanë pasur kontakt me ta, por shumë më shumë njerëz dhe është një rrezik të cilin ne nuk mund ta shohin se nuk e kemi përballë. Ky virus nuk është shaka, po jua thotë dikush që vuan pasojat, që ka dikë të shtuar në spital dhe po jua thotë dikush që është karantinuar momentalisht në shtëpi me zero kontakt njerëzor.'

Se si mund ta kenë marrë koronavirusin, kjo ende nuk dihet, prandaj apeli i vajzës është që të gjithë të ruhen pasi ky virus i rrezikshëm prek edhe të rinjtë energjikë e të fortë dhe se ai gjendjet kudo. Virusin nuk mund ta marrim vetëm nga personat me histori udhëtimi në Itali, por çdo qytetarë është një rrezik potencial për tu infektuar me Covid 19. "Ky virus nuk është luftë individuale e secilit prej nesh, është një luftë e gjithë njerëzimit", shprehet vajza e cila sqaron se në këtë situatë nuk ke në dorë vetëm jetën tënde por dhe të tjetrit dhe je përgjegjës për të.

'Nuk po hiperbolizojë kur them se ky virus nuk është luftë individuale e secilit prej nesh, është një luftë e gjithë njerëzimit, dhe ne na duhet të bëjmë diçka shumë të vogël krahasuar me atë që po bëjnë mjekët dhe infermierët. Ne na duhet thjeshtë të rrimë në shtëpi dhe të sigurohemi të mos infektohemi dhe të mos infektojmë të tjerë që të mos u rrisim barrën mjekëve dhe tu lëmë mundësinë të gjejnë zgjidhjen  e problemit dhe të mos mbingarkohen me pacientët që në 90 % të rasteve e kanë marrë virusin si pasojë e pakujdesisë qoftë të vetës, qoftë të dikujt tjetër. Duke shpresuar që kjo video tua bëjë situatën pak më të prekshme dhe pak më reale për të krijuar sensibilizim tek ju,  ju lutem qëndroni në shtëpi, bëni kujdes maksimal dhe telefononi urgjencën nëse keni simptoma. Kujdesi nuk ju duhet vetëm për vete dhe familjarët por dhe për ata që takoni në rrugë, pasi këtu bëhet fjalë edhe për përgjegjësi të jetës së tjetrit', ka qenë apeli i vajzës së re të vetëkarantnuar në shtëpi pas testit pozitiv me covid 19.

Kyreministri Edi Rama e ka komentuar mesazhin e vajzes duke vleresuar kurajon e jashtezakonshme te saj per te folur publikisht per semundjen dhe duke kerkuar ndergjegjesimin e shqiptareve:

Ti zemër do ia dalësh padiskutim dhe unë jam me ty, të gjithë ne jemi me ty, deri kur të shërohesh plotësisht!

Por ti meriton edhe një falenderim të megjithëzemërt, për fjalët e thjeshta, të vërteta, të ndjera, që ke ndarë me të gjithë ne, sot kur të gjithë kanë nevojë të dëgjojnë dhe disa prej nesh, kanë akoma nevojë të kuptojnë që jemi në një luftë botërore për jetën, jo në një lojë kukamçefthi, ku kemi të drejtën të mërzitemi e të ankohemi pse po e kufizojmë skajshmërisht lirinë tonë!

Ti nuk ke nevojë për kurajo, sepse dalja jote publikisht tregon se kurajon e ke të jashtëzakonshme, kështu që unë nuk mund të të jap kurajo ty, po dua të të falenderoj për kurajon që ti më dhe mua me fuqinë magnetike të brishtësisë tënde

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ola hombre: 22/03/2020 08:35

    Po ne Spanje ça deshe?! Apo dhuljá dhuljá, leftá leftá

    Përgjigju
  • Diell: 21/03/2020 22:52

    A merr mjekim? Kush kujdeset te te sjelle per te ngrene? Sa e sigurte eshte analiza qe te kane bere?

    Përgjigju
  • zzz: 21/03/2020 21:19

    Kjo genjen. Qeveria duket se po mashtron, ska fare virus.

    Përgjigju
    • Alb: 21/03/2020 22:54

      Virusi ka kaluar me koh ketu qe ne shkurt ca kan vdek sjan ber fare ekspertiza kan vdek nga mosha eshte thene edhe ta mohoj kush qe ne shkurt ska qen senatoriumi plot me te semur qe kerkonin shpjegim pneumoni thoshin sikur pneumonia te ishtr ngjitese.

  • Vini: 21/03/2020 21:07

    E infektuara '69' Loooot

    Përgjigju
    • Romantiku: 21/03/2020 23:58

      Qenka me shanc kjo goca dhe e shoqerofte ai numer perjete.

  • Tartuf Tufi: 21/03/2020 21:01

    Po qe se do jem si puna jote dhe une e te gjith te tjeret le te na zer corona virusi une ne shkurt kam qen me keq se ty qe sapia dot syte

    Përgjigju
  • Maria: 21/03/2020 20:55

    PROPAGANDA! Do dalim nga shpia se na do ka*i kur ishim ne ne hall shteti na dha 18 mij lek ne muaj ndihme sociale! Karma is a bitch

    Përgjigju
    • @Miti: 21/03/2020 23:57

      Po ti me je specje e zhvilluar. Pse mo Rob q*r CA po the bo Ty ai qe e ofendon. Izolohemi per leket e shtetit o loqe se te ishte vetem per ne as qe do rruante edi Rama me shoket. Sic e Kan rrujt keto 30 vjet do e rrujn.

    • Miti: 21/03/2020 22:14

      Po dil moj dhe shko ne te sat ëme. A thua po izolohesh per Edi Ramen. Po per vete po izoloheni o ndeandertale. Shko puno qe mos mbetesh me 18 mije leke ne muaj. Rrace e felliqur!

  • jdjf: 21/03/2020 20:38

    Kjo qenka si kokra molles

    Përgjigju
  • Alb: 21/03/2020 20:37

    Ti vuan nga mishi huaj mos bej sikur te ka zen korona

    Përgjigju
    • Shqip: 21/03/2020 21:11

      Ti è meriton virusin.

  • Qytetari: 21/03/2020 19:47

    Ti ske pasur kontakte o xhan, po babai a mamaja jote kush e di se cfar kontakte kanë pasur dhe nuk e kanë treguar, tani mos na dil me teorira të tjera.. Ty të shkuara po ashtu dhe gjithe njerëzve në botë!!

    Përgjigju
    • @Qytetari: 21/03/2020 21:14

      Si mund tregoj prindi dicka qe nuk e din se e ka, qe nuk e shikon kur e mer, dhe smund ta di kush e ka pasur kur jan takuar apo shkembyer apo ne autoboz etj etj. Jemi te pa pak per teori konspiracioni. Ste tregoj prindi e mbajti sekret dhe desh te infektoj gjith lagjen? O shoku nuk besoj se ka prind qe don ti kaloj dicka vdekje prurse fmis tij ose saj. Un po ta kisha e ta dija kur nuk do ikja ne shpi te fmit e mi der sa tu siguroja qe skamme as nje shenje, por dhe ateher do u masja disa her. Sherim sa me te shpejte vajzes dhe lereni te shkreten ne hall pa komente negative. Asgje personale me Qytetarin.

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Korçë, digjen 2 automjete gjatë natës, shoqërohen 4 adoleshentë

Korçë, digjen 2 automjete gjatë natës, shoqërohen 4 adoleshentë