Nuk mund të flini? Ushqimet që luftojnë pagjumësinë dhe që të gjithë i keni në frigorifer

Nuk mund të flini? Ushqimet që luftojnë pagjumësinë dhe që të gjithë i keni në frigorifer

Foto ilustruese

Pagjumësia është një problem serioz. Është vlerësuar se një në pesë të rritur në Britaninë e Madhe humbet të paktën një natë gjumë në javë për shkak të këtij çrregullimi. Mirëpo nëse keni të njëjtin shqetësim, ka disa ushqime që mund të ju vijnë në ndihmë.

Peshku- Provat tregojnë se sa më shumë peshq të yndyrshëm, të hamë, aq më mirë flemë. Peshku me vaj përmban yndyrna të mira, të tilla si omega-3, të cilat kanë treguar se përmirësojnë gjumin.

Qershitë- Provat sugjerojnë se qershitë përmirësojnë gjumin tek të rriturit e moshuar, ndoshta për shkak të aftësisë së tyre për të rritur nivelet e melatoninës. Përveç kësaj, ato përmbajnë magnez, i cili gjithashtu mund të përmirësojë gjumin.

Qumështi i ngrohtë- Hulumtimet e kryera në vitet 1970 treguan se një gotë qumësht i ngrohtë para gjumit mund të përmirësonte cilësinë e gjumit. Megjithatë, ky hulumtim është kryer në një grup shumë të vogël dhe që atëherë nuk është përsëritur. Ne e dimë se pirja e qumështit rrit nivelet e melatoninës, kështu që mund të ndihmojë.

Një këshillë, ndiqni një rutinë relaksuese para gjumit
Është e rëndësishme të ndiqni një rutinë të përditshme që promovon gjumë të qetë dhe të pashqetësuar. Rutina përfshin mbajtjen e një orari të gjumit dhe të qenit i qetë në dhomën e gjumit. Mbani mend gjërat e tjera thelbësore të një gjumi të mirë, si relaksimi para gjumit dhe shmangia e ekspozimit të tepërt ndaj dritës blu nga pajisjet elektronike.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Forcohet leku, monedhat e huaja sërish në rënie! Ja sa këmbehen sot

Forcohet leku, monedhat e huaja sërish në rënie! Ja sa këmbehen sot