Nuk pajtohen me dorëheqjen e Zaev, zv.ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut: Zgjedhjet vendore të mos lidhen me legjitimitetin e qeverisë! Vijojmë të mbështesim nismën për 'Ballkanin e Hapur'

Partitë e koalicionit qeveritar në Maqedoninë e Veriut nuk e pranojnë dorëheqjen e Zoran Zaev. Drejtuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), të Lëvizjes Besa, të PDSH-së, dhe partitë tjera më të vogla maqedonase, pas takimit të zhvilluar mes tyre vlerësuan se qeveria duhet të vazhdojë punën me çdo kusht për të çuar reformat përpara.

Në një intervistë për Report Tv, zv.ministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu, konfirmon qendrimin e BDI, ku tha zgjedhjet vendore nuk duhet që të lidhen me legjitimitetin e qeverisë, duke shtuar se ajo duhet të vijojë punën. Sipas Nuhiut, tani pritet që të zgjidhet ngërçi me Bullgarinë dhe t’i hapet dritat jeshile negociatave me BE-në. Mundësinë për pasjen e një kryeministri shqiptar Nuhiu e mohoi.

BDI rikonfirmohet si forcë apsolute kundrejt forcave politike shqiptare. BDI dhe Ali Ahmeti kanë shënuar rritje në zgjedhjet vendore. Ne kemi fituar 10 komuna. BDI do të kishte fituar 18 deputet nëse do të ishin zgjedhje parlamentare.

‘Zaev ka paralajmëruar largimin dhe BDI thotë se nuk duhet të ndërlidhen rezultate e zgjedhjeve e vendore me qeverinë. Forcat politike kanë marrë legjitimitetin para një viti dhe nuk duhet të vihet në pikëpyetje çështja e legjitimitetit të qeverisë. Presim që të zgjidhet ngërçi me Bullgaria dhe të na hapet drita jeshile për BE. BE është i qëndrimit të vijojë kjo mazhorancë, e të çelen negociatat. Dorëheqja në aspektin formal nuk është deponuar në institucionet kompetente. Dje të gjithë anëtarët që përbëjnë mazhorancën janë deklaruar se nuk pajtohen me dorëheqjen e Zaev. ’- tha zv.ministri i Drejtësisë.

Ndërkohë duke komentuar edhe zhvillimet për nismën e Ballkanit të Hapur, Nuhiu tha se Maqedonia e Veriut do të vijojë që të mbështesë të gjitha përpjekjet për të lehtësuar qarkullimin e mallrave, lëvizjen e njerëzve si dhe dhënien e shërbimeve të ngjashme.

‘S’mund të them nëse do jetë Zaev nesër në Serbi, por është i rëndësishëm fakti se kjo qeverisje do të vazhdojë me këto sfida dhe do të mbështeten të gjitha përpjekjet për të lehtësuar qarkullimin e mallrave, lëvizjen e njerëzve dhënien e shërbimeve të ngjashme. Se kush do të prezantojë në emër të shtetit nuk është shumë e rëndësishme se sa është e rëndësishme çështjet që do të trajtohen.’- tha Nuhiu.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 02/11/2021 13:32

    Po mor Nuhi po. Si shqiptar fjala jote eshte gure qoshje,se shqiptari po i hypi kalit te pushtetit ngordh mbi ate kale.Ik mor feudal turk!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentat në Vlorë, plagosen me kallashnikov dy persona, transportohen në spital

Atentat në Vlorë, plagosen me kallashnikov dy persona, transportohen në spital