Partitë e koalicionit qeveritar në Maqedoninë e Veriut nuk pranojnë dorëheqjen e Zaev: Koalicioni LSDM-BDI-PDSH të vijojnë me programin qeverisës

Partitë e koalicionit qeveritar në Maqedoninë e Veriut nuk e pranojnë dorëheqjen e Zoran Zaev. Drejtuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), të Lëvizjes Besa, të PDSH-së, dhe partitë tjera më të vogla maqedonase, pas takimit të zhvilluar mes tyre mbrëmjen e së hënës vlerësuan se qeveria duhet të vazhdojë punën me çdo kusht për të çuar reformat përpara, përfshirë edhe kontestin e hapur me Bullgarinë dhe integrimet për në Bashkim Evropian.

Mazhoranca është qëndrueshme dhe nuk ka nevojë të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare, ishte qëndrimi i përbashkët i koalicionit.

"Të gjithë bashkërisht dhamë njëzëri përkrahje për shumicën parlamentare, për programin e Qeverisë për vazhdueshmërinë e politikave aktuale në veçanti në aspektin e integrimit evropian, në aspektin e reformave, në aspektin e sigurisë dhe siguruam edhe vetë kryeministrin Zaev se, ne partnerët tjerë jemi njëzëri në mbështetje të politikave qeveritare”, ka deklaruar zëvendëskryeministri, Artan Grubi, sekretar organizativ i BDI-së.

Edhe lëvizja BESA, që fitoi BDI-në në Tetovë që është komuna më të madhe e banuar me shqiptarë, doli kundër dorëheqjes së Zaevit.

“Nga takimi u dakordësuam se në këtë situatë, në këtë pozicion politik në të cilin gjendet shteti zgjedhjet e parakohshme eventuale do të kishin komplikuar akoma më tepër edhe aspektin ekonomik, social shëndetësore dhe të sigurisë”, tha Arjanit Hoxha nga Lëvizja BESA. Pas takimit, kryeministri në dorëheqje, Zoran Zaev nuk është prononcuar për mediat.

Pas rezultatit zhgënjyes të LSDM, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dha dorëheqjen, komunikim që e bëri mbrëmjen e djeshme, ku tha se merr përsipër rezultatin në zgjedhje. Dorëheqja e tij është nga detyra e kryeministrit si dhe nga posti i kryetarit të LSDM-së.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave