Nuk po bie shteti, por po pastrohet kalbëzimi më i madh i tij

Nuk po bie shteti, por po pastrohet kalbëzimi më i madh i tij

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Duket si një nga ato fazat e zakonshme të luftës ordinere politike, ku partitë janë gati që për një “plesht” të djegin gjithë “jorganin”. Por në fakt nuk është ashtu. Prej disa ditësh çështja më e rëndësishme është paralajmërimi për futjen e drejtësisë në kolaps. Vettingu është duke larguar (të paktën deri tani) gjysmën e gjykatësve dhe prokurorëve që ka marrë në shqyrtim. Gjykata Kushtetuese nuk ekziston më. Gjykata e Lartë po shkon drejt shkrirjes. Njerëzit më të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë rezultojnë të lidhur me krimin apo të korruptuar. Gjykatat e niveleve më të ulëta rrezikojnë të mbeten pa gjykatës. Prokuroritë gjithashtu.

Në këto kushte, mazhoranca çdo ditë bën thirrje për të miratuar disa ndryshime në ligj për të rikthyer emërimet e gjykatësve e prokurorëve në tek KLD, dersa të krijohen KLP e KLGJ. Opozita nuk bashkëpunon, e bindur se sistemi po shkon drejt bllokimit dhe kjo do të jetë një armë e mirë për të goditur reformën që e kritikoi aq fort.

Shumëkush ka marrë penën e po shkruan se vendi anëtar i NATO-s, vendi që pret hapjen e negociatave, s’ka Gjykatë Kushtetuese e Gjykatë të Lartë. Ata që kundërshtojnë reformën po fërkojnë duart, duke thënë: ja kjo është çorba që u gatua me bekimin e Donald Lu-së.
Por a po shkon shteti drejt rënies, a po shkon drejtësia drejt zhbërjes totale? Në dukje po. Një shtet pa gjykatë kushtetuese funksionale e gjykatë të lartë, nuk është më një shtet.
Por, përkundër kësaj, ajo që po ndodh është vërtet historike. Mekanizimi më i korruptuar i shtetit është duke u pastruar. Po po, duke u pastruar. Gjykatës të korruptuar e të inkriminuar mbronin njëri-tjetrin deri dje e nuk kishte “burrë nëne” t’i çante në KLD.

Sot, të tillë njerëz, që dërdëllisin para kamerave se milionat i kanë bërë me skedina bastesh, apo ia ka hedhur krushqia në dasmë, po jashtëqiten nga sistemi me një vendim. Dhe ky është një zhvillim vërtet historik. Para kësaj që po ndodh, çdo gjë tjetër duket e pavlerë, madje edhe vetë mosfunksioni i gjykatës kushtetuese. Një gjykatë e lartë, e mbushur me matrapazë, bashkëpunëtorë banditësh e vrasësish, ky gjysma u arratisën jashtë vendit sapo filloi vettingu, nuk i duhet as dreqit e jo më drejtësisë.

Ndaj le të mos bërtasim, se shteti po bie e po bëhet kiameti. Nëse ka një përgjegjshmëri minimale politike e atdhetare, opozita duhet të japë votën, jo për t’ia dhuruar drejtësinë Ramës, por për të gjetur një zgjidhje për të mos e zhbërë sistemin deri në katarsisin e tij të plotë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kujtim: 22/07/2018 12:59

    Drejtësia është ajo që pastron politikën

    Përgjigju
  • klodi: 22/07/2018 02:57

    Shkurt, qarte, paster dhe kuptimplote. Mentori thote te drejten. Sulmi ndaj ketij procesi eshte reaksionar. Uqerit e (zh)drejtesise, te ndimuar nga çakenjte e politikes, jan vene para nje gremine the perpeliten me dhembet jasht! Njerez, mos harroni: kto qe po shkarkohen dhe po lene karriget, jane shushunja!

    Përgjigju
    • klodi: 22/07/2018 14:48

      Nuk njoh emra te pervetshem, njoh ligjin si nje emerues te perbashket: nese kan pasuri te pa justifikuar, ato jane shushunja! dhe me pak ABC politologjike (ndarja e pushteteve), i vetmi trup qe mundte beje vettingun e politikes(dite e nate pa pushim)eshte pushteti gjyqsor. A kuptohet qate pse nuk na duhen shushunjat??

    • toni: 22/07/2018 09:50

      po po na mbushet mendjen pse shushunje ju duket juve gent trenova, besa nikhasani etj. popull qe ska kellqe te kerkoje vetingun e politikes merret me vetingun e ca nepunesve. tani te bejn veting dhe policat me 300 mije lek rroge. peshku qelbet nga koka, jo nga bishti. edhe juve pjese e turmes dukeni. kujt i duhet qe thua ti cakenjt e politikes kur ske kellqe te thuash qe kjo politike ka prishur gjithshka. vazhdo bej poezi.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë