Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë sërish seancën ndaj Emilajno Shullazit. E parashikuar për t'u zhvilluar këtë të martë, Gjykata ka vendosur shtyrjen për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës Vladimir Meçe.

Gjithashtu, po me vendim të Krimeve të Rënda janë pezulluar afatet e paraburgimit për të pandehurit e dosjes "Shullazi".

Avokati Vladimir Meçe mbron Emiljano Shullazin dhe të pandehurin Endrit Qyqja, të cilët akuzohen për kanosje, gjobëvënie si dhe krijim grupi të strukturuar kriminal.