Qytetarët në Paskuqan dhe Babrru kanë protestuar ditën e sotme para njësisë administrative. Shkak është bërë një urdhër i Bashkisë Kamëz për të mos i dhënë asnjë dokument si certifikatë apo vërtetim banimi, atyre qytetarëve që nuk kanë paguar të gjitha taksat.
Ditën e sotme në këtë njësi administrative askush nuk ka marrë certifikatë nëse nuk ka paguar taksat ndaj Bashkisë Kamëz. Qytetarët janë shprehur të revoltuar pasi siç thonë ata nuk mund të marrin as ndihmën ekonomike apo pagesën e invalditetit, pa vërtetim vendbanimi.
Ndërsa Drejtori i Gjendjes Civile Bledar Doracaj thotë se po përgatitet një padi për Bashkinë Kamëz pasi askujt nuk mund t’i privohet e drejta për marrjen e dokumentave zyrtare.
“Prej kohësh në Drejtorinë e Përgjithme të Gjendjes Civile vijnë ankesa që nga njësitë administrative të Bashkisë së Kamzës dhe nga vetë Bashkia Kamëz refuzohen në mënyrë të përsëritur, të kundraligjshme duke shpërdoruar hapur ligjin dhe detyrën dhe mosofrimin e certifikatave për qytetarët të cilët janë banorë të zonës, kjo me pretekstin që nuk kanë paguar taksat dhe tarifat vendore. Çdo urdhër i tillë bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë, me ligjin për gjendjen civile dhe çdo akt tjetër ligjor. Ky është një rast që oragnet ligjzbatuese, Prokuroria në rastin konkret ta marrë në shqyrtim si nëj rast të hapur shpërdorimi detyre nga ana e kryetari të bashkisë”, u shpreh Doracaj.
Gjithashtu Bashkia Kamëz u ka hapur libreza të reja banorëve për pagesën e ujit. Qytetarët thonë se e paguajnë ujin te Ujsjellës Kanalizime Tiranë, por Bashkia Kamëz ka shtuar librezën e re, duke dubluar atë që jep UKT-ja.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3225
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dokumentet/Rakip Suli zbardh tre kallëzimet ndaj Mziut për Report Tv: Nuk mori 3 % që i takon bashkisë për lejet e ndërtimit, shkeli ligjin me thertoren dhe linjën e autobuzave
28 Janar 2021, 18:32
-
Dalim për një kafe andej nga mbledhja
27 Janar 2021, 11:14
-
Nuk e pranuan brenda në lokal, klienti përleshet me pronarin me sëpata e pistoleta në Babrru
21 Janar 2021, 16:39
-
Xhelal Mziu përgatitet për zgjedhje vendore në vjeshtë: Jam konsultuar edhe me mbështetës, do garoj për kryetar bashkie
7 Korrik 2020, 18:26
-
Do të kandidojë për deputet, Xhelal Mziu jep dorëheqjen si kryetar i degës së PD-së Kamzë
6 Korrik 2020, 18:23
-
Ja si Sali Berisha ‘pushtoi’ rrugët e Kamzës me emrin e tij, të Lazaratit dhe të ish-drejtuesve të PD, përdori Xhelal Mziun si në rastin e Gazidedes
23 Qershor 2020, 16:16
-
Emri 'Bashkim Gazidede' në rrugën e Kamzës, qytetarët kundër vendimit të Berishës në 2008! Kërkojnë heqjen e tij
21 Qershor 2020, 21:23
-
Ekskluzive/ Bashkia Kamëz i jep tender Lush Osmanit, pronarit të ‘Shpresa.al’ që është nën hetim për skandalin e pronave në Kepin e Rodonit
21 Prill 2020, 14:55
-
Fshehu dy dënime në Zvicër, prokuroria: T'i hiqet mandati këshilltarit socialist në bashkinë Kamëz
10 Shkurt 2020, 16:48