TIRANE- Mosbardhja e 34 vendimeve gjyqësore në kohë i ka shkaktuar shkarkimin nga detyra e gjyqtarit Albano Çepeles. Vendimi për shkarkimin e Çepeles është marrë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Ky është vendimi i dytë i shkarkimit të Çepeles pasi një vit më parë ai është shkarkuar nga KLD, por ka qënë Gjykata e Lartë ajo që ka rikthyer sërisht shkarkimin për shqyrtim pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Në mbledhjen e kësaj të marte për herë të parë kanë nisur punën dhe anëtarët e rinj të KLD-s të zgjedhur pak ditë më parë në konferencën gjyqësore. Ndalur tek masa displinore për gjyqtarët Rasim Doda, Enkeleda Doda dhe Osman Aliu, KLD ka vendosur shtyjen e këtyre procedimeve për në Janar. Masat administrative ndaj këtyre gjyqtarëve janë kërkuar nga ish- Ministri i Drejtësisë Nasip Naço i cili në nëntor dha dorheqien duke u zëvëndësuar nga Ylli Manjani.
“Spiunimi” nga kryetari
Inspektoriati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pasi është vënë në dijeni nga kryetari i Gjykatës Shkodër për veprimtarinë gjyqësore të kësaj gjykate, midis tyre edhe të gjyqtarit Albano Çepele, në lidhje me mosdorëzimin të një numri vendimesh, bazuar në Urdhrin e Verifikimit të datës 29.10.2012 të Kryeinspektorit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë “Për verifikimin e informacionit të Kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, Andri Ymeri, që lidhet me ushtrimin e funksionit të gjyqtarit të kësaj gjykate, Albano Çepele” ka filluar procesin e verifikimit të informacionit.
34 vendime të pazbardhura
Si rezultat i verifikimeve Inspektoriati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka arritur në konkluzionin se gjyqtari Albano Çepele ka gjykuar 34 çështje me problematikë në afatin e dorëzimit të vonuar të arsyetimit të vendimeve. Nga verifikimi ka rezultuar se vendimet e 25 çështjeve janë dorëzuar tej afateve kohore, ndërsa për 9 vendime të tjera ka rezultuar se nuk kanë qenë të dorëzuara në momentin e verifikimit,por edhe për këto vendime të pa dorëzuara është konstatuar se ka kaluar afati kohor brenda të cilit ato duhet të dorëzoheshin. Në relacionin përkatës renditen të dhëna për 34 dosje të verifikuara si dhe afatet e dorëzimit të secilës prej tyre, ku afatet e dorëzimit të vendimeve variojnë nga afati minimal pas 15 ditësh nga shpallja e vendimit dhe në maksimum shkon deri në 3 muaj e 22 ditë, nga data e shpalljes së vendimit.
Çepele: Kisha shumë dosje ndaj nuk i zbardha në kohë
Gjithashtu, evidentohet se Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk i ka dhënë përgjigje pretendimit të ankuesit lidhur me ngarkesën e madhe vjetore me çështje për shqyrtim në raport me gjyqtarët e tjerë të po së njëjtës gjykate. Pa përmendur shifra rezulton se Albano Çepele pretendon se për vitin 2012, së bashku me një koleg tjetër, ka patur numrin më të madh të çështjeve për shqyrtim. Nisur nga kjo situatë ai ka kërkuar nga gjykata e Lartë që të kthejë dosjen, kërkesë e cila është pranuar, por që dje është shkarkuar sërisht nga KLD
Procedimi
Pas verifikimeve të mësipërme, Inspektoriati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë i ka përcjellë relacionin në 5 nëntor 2012, materialet, si dhe aktet përkatëse Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke rekomanduar dërgimin e materialit Ministrisë së Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor.
Prokuroria çon në gjyq përmbaruesin privat, përvetësoi 4.5 mln lekë
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Fatos Alimadhin, përmbarues privat, i akuzuar për “Mashtrim” me pasoja të rënda. Alimadhi rezulton se ka përvetësuar rreth 4.5 milionë lekë të reja disa shtetasve, të cilit kishin përfituar të drejtën për shpërblim shëndetësor. Nga veprimet hetimore, ka rezultuar se përmbaruesi privat, gjatë vitit 2013, ka ekzekutuar vendimin e gjykatës për disa prej përfituesve, por paratë i ka përvetësuar, duke mos u kaluar në llogari të tyre shumat që u ishin rimbursuar nga kompanitë e sigurimeve.
Myftiu i Librazhdit: Nuk jam radikal, nëse provohet dorëhiqem
Myftiu i Librazhdit Taulant Bica, ka reaguar në lidhje me pretendimet ebesimtarëve dhe të Këshillit të Myftinisë, se ai ka krijuar përplasje me Islamin tradicional. Bica tha se nuk ka asnjë lidhje me radikalizimin dhe se protesta e dy ditëve më parë ishte e nxitur nga sekretari i shkarkuar prej Komitetit Mysliman të Shqipërisë. “Nëqoftëse unë jam shkaktari i përçarjes, unë me gjithë qejf e lë detyrën sepse kam mendimin se duhet të shërbej për popullin dhe besimtarët. Por, nëse verifikohet se nuk jam unë përçarësi, atëherë duhet të kërkojnë falje të gjithë ata që shpifin”, tha Bica.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja,com)
/Shqiptarja.com