Gjobiten dy fasoneri në Tiranë e Berat! Nuk zbatuan urdhrin për masat kundër koronavirusit

Gjobiten dy fasoneri në Tiranë e Berat! Nuk zbatuan urdhrin për masat kundër koronavirusit

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka gjobitur dy fasoneri në Tiranë dhe në Berat, pasi janë kapur me shkelje sepse nuk kanë respektuar urdhrin për marrjen e masave kundër koronavirusit për punonjësit.

"Në inspektimet e kryera ditën e sotme nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, në zbatim të planit të veprimit për përballimin e COVID – 19, u gjetën me shkelje 2 (dy) subjekte të cilat ushtronin aktivitetin e tyre kundërshtim me Aktin Normativ Nr. 2, datë 11.03.2020, Ligji Nr. 15, datë 10.03.2016 “Për Parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive” i ndryshuar. Ndaj subjekteve u vendosën masat administrative si më poshtë:

1. ISHSH, dega rajonale Tiranë, vendosi Masë Administrative 500 000 lekë ndaj subjektit me NIPT L53527801V, aktiviteti fasoneri.

2. ISHSH, dega rajonale Berat, pas denoncimit të ardhur në Platformën e Bashkëqeverisjes, ushtroi sot në bashkëpunim me Policinë e Shtetit inspektim në subjektin me NIPT K62827021R, aktiviteti fasoneri. Ndaj subjektit u vendos Masë Administrative 500 000 lekë.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, ka kryer 1401 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin sot më datë 18 mars 2020. Inspektimet dhe monitorimet janë kryer në furra buke, dyqane dhe supermarkete, fasoneri, call centers, fabrika dhe njësi prodhimi, spitale, poliklinika, qendra shëndetësore dhe ambulanca, farmaci etj.

Jemi në terren gjatë gjithë kohës. Kujdesemi Për Shëndetin Tuaj. Zbatoni masat për parandalimin e përhapjes së COVID -19" thuhet në njoftim.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm