Në 24 orë 3 viktima dhe më shumë të shëruar se raste të reja me COVID! Rritet numri i pacientëve të shtruar në spitale! Virusi lë me pasoja 42 qytetarë (VIDEO)

TIRANË- Pas më shumë se një jave me një bilanc jo pozitiv të numrit të të shëruarve, kjo e enjte ka shënuar një rekord të pacientëve që ia kanë dalë të fitojnë betejën me COVID. Gjatë 24 orëve të fundit, numri i të shëruarve është më i lartë se i rasteve të reja në ditë. Më konkretisht janë shëruar 158 persona, ndërsa kanë rezultuar pozitiv me COVID 156, si rezultat i 865  testimeve në shtet dhe privat.

Ndërkohë, 3 persona fatkeqësisht kanë humbur jetën. Bëhet fjalë për një 56 vjeçar, një 65 vjeçare nga Tirana dhe një 79 vjeçare nga Kuçova me sëmundje bashkëshoqëruese. Një rritje të lehtë ka pësuar numri i pacientëve që janë shtruar në 2 spitalet COVID në Tiranë, më konkretisht 4 më shumë se dje, ndërkohë që vijon të jetë e rëndë situata për 42 qytetarë, të cilët edhe pse e kanë fituar betejën me koronavirusin janë të detyruar që të qëndrojnë në spital për shkak të pasojave që u ka lënë ky virus.

"Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 168 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 14 në terapi intensive nga të cilët vetëm 7 pacientë janë të intubuar.  Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 42 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes", njofton Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë ka përsëritur detyrimin për të mbajtur maskën në ambientet e mbyllura.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ju bën apel qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment, duke respektuar masat e vendosura. Ruani  distancimin fizik, vendosni maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, kujdesuni për higjienën personale. Bizneset duhet të zbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve", përfundon njoftimi.

Shpërndarje gjeografike e rasteve të reja
101 raste në Tiranë,  12 raste në Durrës, 5 raste në Librazhd, nga 4 raste në Fier, Korçë, Berat, 3 raste në Elbasan, Tropojë, Kamëz, nga 2 raste në Krujë, Kukës, Ura Vajgurore, Peqin, Gramsh, nga 1 rast në Shkodër, Lushnje, Mirditë, Dibër, Bulqizë, Himare, Kuçovë.

COVID-19 – Statistika (27 Gusht 2020)
Testime totale 59617
Raste pozitive 9083
Raste të shëruara 4791
Raste Aktive 4026
Humbje jete 266 (Qarku Tiranë 126, Durrës 37, Shkodër 35, Elbasan 13,  Fier 12, Korçë 12, Lezhë 10, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 2076
Durrës 521
Shkodër 285
Fier 154
Lezhë 183
Korçë 194
Vlorë 138
Kukës 140
Elbasan  161
Berat  80
Gjirokastër 40
Dibër 54

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:16
Dy personel shëndetësor dhe një vatër e re, 5 të infektuar me COVID në Librazhd

Pesë persona janë infektuar me COVID në Librazhd në 24 orët e fundit. Dy të prekur janë personel shëndetësor në Qukës dhe Orenjë, dy kontakte zinxhiri dhe një vatër e re. Të pestë rastet janë izoluar në shtëpi, ndërsa vijon hetimi epidemiologjik.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Rama është koka e korrupsionit’, Basha: Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe një qeveri që lufton seriozisht korrupsionin që e ka bërë vendin të pajetueshëm

‘Rama është koka e korrupsionit’, Basha: Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe një qeveri që lufton seriozisht korrupsionin që e ka bërë vendin të pajetueshëm