DURRES- Dy ditë pas ngjarjes në Shijak ku nusja i hodhi helm në gotën e kosit, flet vjehrra e 19-vjeçares.
 
Arjana Stafa shprehet se nusen, Elda Tanushi e kam mbajtur në pëllëmbë të dorës, ndërsa ajo për pak desh i mori jetën, pasi e helmoi.
 
E kemi mbajtur në pëllëmbë të dorës dhe ajo deshi të më merrte jetën. Kemi pasur mosmarrëveshje por jo të shkonte puna deri këtu’ u shpreh Arjana Stafa.
 
Ndërsa vjehrri i 19-vjeçares ka denoncuar në polici se nusja e tradhtonte djalin e tij.
 
Nusja e tradhtonte djalin dhe për këtë kam prova se ka komunikuar me mesazhe me një burrë të martuar nga Dibra.
 
Kam një telefon në shtëpi dhe e përdornin të gjithë anëtarët ne shtëpi
” u shpreh ai në komisariat.
 
Nga hetimi paraprak nuk rezulton e vërtetë dëshmia e vjehrrit, por telefonin policia e ka dërguar për ekspertizë. 

Ndërsa, pas marrjes së ndihmës mjekësore, vjehrra u rikthye në shtëpi, ndërsa nusja vijon që të jetë në qeli, e arrestuar për helmimin.
 
Elda Tanushi ishte martuar prej pak muajsh me djalin e Arjana Stafës, ndërsa ai ishte larguar në Greqi, pasi punonte si emigrant.
 
Mosmarrëveshjet bënë që nusja të helmonte vjehrrën duke i hedhur helm në gotën e kosit. 
arjana vjerra qe u helmua
Arjana Stafa, vjerra e Eldës

elda tanushi nusja
Elda Tanushi, nusja që helmoi vjerrën

dy.b/shqiptarja.com