Në vijën e parë të rrezikut krah mjekëve! Njihuni me inxhinierin e pajisjes që i jep frymë të prekurve me COVID (VIDEO)

TIRANË - Mjafton një gabim i vogël për të humbur një jetë. E tillë është përgjegjësia e Ermand Mertnikës, inxhinier, specialistët për respiratorët në dy spitalet COVID në Shqipëri, tek Infektivi dhe "Shefqet Ndroqi".

Në një intervistë për Report Tv, inxhinieri thotë se deri më tani, në të gjithë respiratorët që ka vënë në punë, nuk është hasur asnjë problem, dhe kjo pasi pajisjet janë mjaft të sofistikuara.

"Për fat të mirë çdo gjë ka shkuar mirë, se janë pajisje të reja dhe nuk pritet të ketë probleme të shpeshta, janë mobile version, android, dhe nuk kemi probleme. Në raste të problemeve akute përgjegjësia është shumë e madhe, se respiratorët janë të lidhur në mënyrë bipolare me jetën e pacientëve. Ke të bësh me një pacient që "në thonjëza" është duke dhënë shpirt se gjaku i tij kërkon të saturohet me oksigjen. Respiratorët e reanimacionit janë të sofistikuara dhe kanë garancinë e tyre, janë të certifikuar, garancia është shumë e lartë", tregon inxhinieri.

Ndryshe nga çdo rast tjetër, kur detyra e thërret, Ermandi duhet të vishet me mjetet mbrojtëse të mjekut. Puna e vështirë në këtë periudhë pandemie, ka dashur që të ruajë veten, por edhe familjen e tij.

"Aktualisht përpara se të hysh në zonat COVID, kalojmë në fazën e veshjes me anë të sterilizimit për të evituar prekjen sado të vogël nga virusi. Një fije floku dhe mund të kontaminohemi.  Kjo është një situatë e vështirë për gjithë botën. Është një mesazh i fortë që duhet të bëjmë edhe më shumë për natyrën. Jemi duke u përballur me një armik të fshehtë", thotë inxhinier Mertnika.

Ai na tregon historitë e shumta që kanë dhënë shpresë në mesin e pacientëve të intubuar, që janë ata në koronavirusi i ka goditur më rëndë.

"Ka më shumë se një rast që kanë dalë nga intubimi, se arrin një fazë që pacienti rehabilitohet, dhe e merr veten, dhe kjo varet nga sistemi imunitar i vetë personit", thotë Mertnika.

Të qëndruarit pranë mjekëve, pacientëve, në vijën e parë të rrezikut nga koronavirusi, edhe pse një virus ende i panjohur, Ermandi është kthyer në një njohës të mirë të rrezikut që i shkakton mushkërive.

"Korona është një virus agresiv, një kapsulë brenda së cilës ndodhet një material gjenetik dhe targeti është sistemi respirator. Janë dy mënyra për tu prekur, nga goja, dhe hunda, nëse kalon në rrugët respiratore godet pulmonet, alveoli, njësinë më të vogël që bën oksigjenimin e rruazave të kuqe që shkojnë nëpër organe. Kur korona shkon në rrugët respiratore, arrin të shumohet se virusi pasi prek qelizën e shëndoshë lëshon materialin gjenetik dhe e kthen qelizën në një mini-fabrikë që prodhon viruse të tjera nga ajo qelizë e shëndoshë. Ky virus bllokon poret e alveolës dhe bën që pacienti të ketë probleme, deri në një gjendje akute. Ventilatori përdoret edhe kur pacienti është në gjendje normale, por kur pulmonet dalin jashtë funksionit, është moda e ventilatorit në mënyrë invazive", thotë inxhinieri

Sipas specialist deri më tani janë instaluar 5 respiratorë të rinj te spitali "Shefqet Ndroqi", ndërsa në fund të muajit pritet të vijnë edhe 20 të rinj.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë