SHBA - Janë nxjerrë në ankand objekte të ndryshme nga një ditë historike për amerikanët. Dita D në historinë e tyre shënon 6 Qershorin e vitit 1944, një ditë ku u vranë më shumë se 9 mijë ushtarë të forcave aleate. 70 vite më parë forcat aleate u sulmuan papritur nga fushata e parë e Normandisë, e cila rezultoi se ishte tentativa më e guximshme dhe kurajoze e bërë nga sakrificat njerëzore që filloi si lëvizja më e madhe për t’i dhënë fund mbrojtjes së forcave gjermane dhe i dha fund Luftës së Dytë Botërore.
Ndaj për nder të kësaj dite janë nxjerrë në ankandin e Bonhamas të New York-ut objekte historike nga kjo ditë dhe gjatë gjithë periudhës së luftës. Janë plot 353 artikuj që do të nxirren në shitje me 5 qershor nga të cilat mendohet se do të ketë një fitim midis 1,5 deri në 2 milion dollarëve.
Në shitje janë nxjerrë busti i kryeministrit Anglez Winston Churchill si dhe një slogan i risjellë në modë vitet e fundit “Keep Calm and Carry On” e shkruar në një poster lithografik të 1939-tës. Ky poster u publikua për herë të parë nga Ministri i Informacionit dhe mund të shitet për 5,000 deri në 8,000 dollarë.
Pritet të shiten gjithashtu dhe një makinë deshifruese Enigma e përdorur nga ushtria gjermane si dhe një libër kodifikues Enigma e 1944-ës.
Një nga objektet më të rëndësishme në këtë ankand është një flamur amerikan i cili është mbajtur në një tank gjatë pushtimit të Normandisë e të tjera vendeve. Në lidhje me rëndësinë e flamurit specialisti Gregg Dietrich shpjegon se flamuri ka qenë vazhdimisht në sulme, nëpër tanqe, dhe i është dashur të jetë shumë afër në aksione lufte. Gjithashtu ai ka qenë dhe në anije dhe është dëmtuar nga erërat, shirat, dielli e megjithatë ai mbijetoi dhe kjo është diçka vërtet mahnitëse”, sipas tij.
Në ankand do të ekspozohet gjithashtu dhe një bllok shënimesh dhe planifikues dokumentash top sekret, me deklarata lufte e lajme flash.
Dietrich shpjegoi ndër të tjera dhe lidhjen emocionale që shumë njerëz kanë me Luftën e Dytë Botërore. Ai tha se shumë prej tyre kanë patur prindërit ose gjyshërit që kanë marrë pjesë në luftë dhe kjo i bën ata të ndihen krenar për njerëzit që janë emërtuar si “Gjenerata me e mirë” e historisë. “Fëmijët dhe nipërit janë të interesuar për luftën ku njerëzit e tyre më të dashur kanë marrë pjesë dhe luftuan për lirinë e të gjithëve” ka përfundon Dietrich.
/Shqiptarja.com