BERAT- Në kuadër të turit për nxitjen e punësimit, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj u tha sot “puna e mbarë” 60 grave të punësuara në një fabrikë fasone në qytetin e Beratit. Sipas tij në këtë qytet, nga fondi i nxitjes së punësimit u investuan rreth 20 milionë lekë të reja, për 5 biznese.
 
Sipas Veliajt projektet për të ndihmuar bizneset fason do të vazhdojnë edhe në shtator, ku nga ndarja e fondit për nxitjen e punësimit do të përfitojnë dhe shumë biznese të tjera në Berat.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)