Presidenti amerikan, Barack Obama, u tregua shumë i kujdesshëm sot pas njoftimit për një armëpushim në lindje të Ukrainës, duke gjykuar se është ende shumë herët për t'u shprehur mbi një marrëveshje të mundshme mes Kievit dhe Moskës.
"Është shumë herët që të thueht se çfarë nënkupton ky armëpushim", deklaroi Obama gjatë një konference për shtyp në Tallinn me homologun e tij estonian Toomas Hendrik Ilves.
"Ende nuk kemi parë ndonjë dokument", thekson Obama, i cili u shpreh dy orë pas shpalljes nga Kievi i këtij armëpushimi të përhershëm.
Kremlini deklaroi nga ana e tij se "Rusia nuk mund të vendosë për një masë të tillë pasi ajo nuk është palë në konflikt, duke pranuar se presidenti ukrainas Petro Poroshenko dhe ai rus Vladimir Putin biseduan për këtë çështje".
"Kemi një oportunitet, le të shohim nëse do të konkretizohet", shtoi Obama.
"Nëse Rusia është realisht gati për të gjetur një marrëveshje politike është diëka që e kërkojmë me të gjithë dëshirën tonë", vahzdoi presidenti amerikan.
"Por kjo do të thotë të respektosh normat ndërkombëtare. Këtë gje nuk e kami parë të ndodhë në Ukrainë", shtoi Obama duke thënë se ia lë në dorë të tjerëve që të interpretojnë psikologjinë e Putinit.
Që prej fillimit të konfliktit, që ka bërë më shumë se 2 600 të vdekur në rreth pesë muaj dhe ka detyruar më shumë se gjysmë milioni ukrainas të largohen nga banesat, Kievi dhe Perëndimorët akuzojnë Moskën se mbështet separatistët në lindje të Ukrainës duke i furnizuar me armë dhe luftëtarë./ATSH/
/Shqiptarja.com