Presidenti amerikan Barack Obamai i bëri thirrje Kongresit për të miratuar një fond prej 6.18 miliardë dollarë për të luftuar Ebolën, duke shtuar se ende ‘jemi shumë larg betejës me virusin’.
 
“Nuk mund të mundim Ebolën pa shumë fonde. Nëse duam që vendet e tjera të ndjekin këtë rrugë, ne duhet ta udhëheqim këtë betejë. Kjo është arsyeja pse po i bëj thirrje Kongresit të mirarojë kërkesën për financim emergjent. Do të ishte një dhuratë Krishtlindje nga populli amerikan për botën”, tha Obama.
 
Shefi i Shtëpisë së Bardhë vizitoi një laborator në Institutet Kombëtare të Shëndettit ku një ekip studiuesish botuan rezultate premtuese për një vaksinë kundër Ebolës. Ndërkaq, përapara 2 muajsh, administrata e presidentit u kritikua për një seri hapash të gabuar në lidhje me trajtimin e pacientëve amerikanë të infektuar gjatë misionit të tyre humanitar në vendet e prekura. 

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)