Obama për herë të parë kundër
armëve: Të përdoren vetëm në luftë

Obama për herë të parë kundër <br />armëve: Të përdoren vetëm në luftë
NEW ORLEANS, SHBA - Për herë të parë presidenti amerikan është shprehur në mënyrë eksplicite për nevojën për të rregulluar përdorimin e armëve nga popullsia: "Shumë shpesh këto përpjekje dështojnë për shkak të politikës dhe grupeve që ushtrojnë presion".

Presidenti Barak Obama gjatë fjalës së mbajtur në New Orleans ka premtuar, "se do të vazhdojë të punojë" me Kongresin, për të luftuar dhunën për shkak të posedimit të armëve pa dallim, pesë ditë pas masakrës në Aurora, Kolorado, ku një djalë i ri vrau dymbëdhjetë persona në një kinema në premierën e filmit më të fundit të sagës së Batman.

"Çdo dy ditë numri i të rinjve të cilët humbin jetën për shkak të dhunës, është pothuajse i barabartë me atë të atyre që vdiqën në kinema" në Aurora, tha presidenti. "Unë do të punoj me anëtarë të të dyja palëve politike, me grupe fetare dhe organizata civile për të arritur një konsensus për reduktimin e dhunës". Duke folur për të rinjtë dhe dhunën ndaj tyre, Presidenti shtoi: "Ne duhet të kuptojmë se kur një fëmijë hap zjarr mbi fëmijët e tjerë, ai ka një zbrazëti në zemrën e tij që asnjë qeveri nuk mund të plotësojë." Përgjegjësia për të ndaluar dhunën në lidhje me posedimin e armëve, shtoi Obama, përveç politikanëve u takon edhe prindërve, fqinjëve dhe mësuesve të të rinjve, që të sigurojnë, " që ata të mos ndjejnë boshllëk brenda tyre." "Ne duhet të lëvizim çdo gur dhe të jemi koshientë se nuk kemi asnjë mision tjetër më të rëndësishëm sesa të mbajmë të sigurt njerëzit tanë."

Obama nuk e fshehu përgjegjësinë e politikës dhe në New Orleans bëri një hap përpara: "Përballë një tragjedi kaq të rëndë si kjo e fundit - tha Obama, me një aluzion transparent të lobimit të armëve - ka gjithmonë një thirrje për veprim, bëhet fjalë për reforma dhe ligje të reja. Shumë shpesh këto përpjekje dështojnë për shkak të politikës dhe grupeve të presionit ". Ideja është për të vendosur kontrolle më të forta mbi ata që blejnë armë "më të rrepta dhe më të plota." Megjithatë, presidenti theksoi se nuk ishte kundër amendamentit të dytë të Kushtetutës amerikane, i cili ruan të drejtën për të mbajtur armë me leje. "Ne e njohim traditën e pronarëve të armëve, të kaluar nga brezi në brez. Gjuetia dhe qitjet sportive janë pjesë e një pasuri kombëtare të cilat duhen mbrojtur dhe respektuar ", shtoi ai. "Por unë mendoj gjithashtu se shumë pronarë të armëve do të pajtoheshin me faktin se AK-47 (pushkë sulmi), duhet të jetë në duart e ushtarëve dhe jo në duart e kriminelëve. Të jenë në vendin e tyre në fushën e betejës, jo në rrugët e qyteteve tona ", përfundoi ai.

Një fjalim jo i gabuar ky i presidentit Obama, i cili është mirëpritur edhe nga një përkrahës i flaktë i kontrollit të armëve siç është edhe regjizori Michael Moore (autori i Bowling for Columbine) i cili shprehet kështu me anë të një Tweet-i: "Faleminderit, z President që e dëgjuat popullin amerikan dhe që u bëtë pjesë e mëndjeve të ndritura. Të paktën ju thatë diçka. "

Ashtu siç vihet në dukje edhe nga mediat amerikane, fjalimi i mbajtur në New Orleans, rreth çështjes së armëve, është më i vështiri që ka mbajtur Obama deri më tani: për herë të fundit ai foli në vitin 2011 pas sulmit në Tucson ku gjashtë persona humbën jetën dhe mbeti e plagosur deputetja e partisë demokratike Gabrielle Giffords. "Shtëpia e Bardhë e pranon se ligjet e reja të armëve janë politikisht të pamundura, sidomos në klimën e tanishme zgjedhore - shkruan Politico - por komenti i Obamës tregon se të paktën ai ka ndërmend të përballet me këtë çështje" Mitt Romney, kandidati republikan në zgjedhjet e nëntorit, tha se ligjet e reja nuk do të kishin ndalur masakrën në Kolorado, edhe pse në të kaluarën ai kishte mbështetur masat për kontrollin e armëve shitjes. Gjithsesi tema e armëve është më shumë se kurrë mbi tryezë, ndoshta pas zgjedhjeve do të kemi diskutime konkrete mbi këtë çështje.

(ed.ka/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë