Obama: Racizmi një kërcënim
që duhet ta luftojmë bashkarisht
Presidenti amerikan, Barak Obama tha se vrasja e nëntë personave në kishën e Charleston, të kryera nga 21-vjeçari Dylann Roof, tregoi të gjitha efektet e dëmshme të racizmit, të cilat, siç tha, janë ende të pranishme në SHBA dhe kundër së cilës nevojitet betejë vendimtare
Presidenti amerikan, Barak Obama tha se vrasja e nëntë personave në kishën e Charleston, të kryera nga 21-vjeçari Dylann Roof, tregoi të gjitha efektet e dëmshme të racizmit, të cilat, siç tha, janë ende të pranishme në SHBA dhe kundër së cilës nevojitet betejë vendimtare, raporton Anadolu Agency (AA).
"Motivet e vrasësit na kujtojnë se racizmi është ende një rrezik kundër të cilit ne duhet të luftojmë së bashku", tha Obama. Ai gjithashtu rikujtoi raste të tjera të vrasjeve masive që kanë ndodhur në SHBA në vitet e fundit, në të cilin u vranë dhjetëra njerëz të pafajshëm.
Ai bëri thirrje për rihapjen e debatit mbi ligjin për kontrollin e armëve të cilat posedojnë qytetarët për të parandaluar tragjedi të tilla.
"Duhet të flasim për këto çështje si qytetarë, pa demonizuar të gjithë armëmbajtësit të cilët në shumicën rasteve rrespektojnë ligjet, por gjithashtu pa qëllim, që pas këtij debati të ketë përpjekje për marrjen e të gjitha armëve", tha Obama.
Obama në 2012 ishte përpjekur për të shtuar kontrollin e armëve tek qytetarët, por për shkak të lobimit të fuqishëm politik të mbështetësve të armëve në SHBA, nuk arriti të marrë mbështetjen e Kongresit amerikan për ndryshimin e ligjit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.7%
-
I keq
22.7%
-
As i mirë as i keq
32.6%
Vota total: 1695
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Serbia intensifikon lobimin e saj në Perëndim
28 Korrik 2023, 16:56
-
Skandali i lobimit të Katarit në PE, zv. Presidentja jep dëshminë: I kërkova tim ati të merrte paratë nga shtëpia ime, nuk ishin të mijat
16 Dhjetor 2022, 21:26
-
Deputetët francezë kërkojnë komision hetimor për financimet ruse në politikë, akuzojnë partinë e Le Pen
24 Shtator 2022, 17:23
-
Dosja e SPAK, Petrit Vasili firmosi kontratat e lobimit të Metës me para të dyshimta, nuk u deklaruan në KQZ dhe ILDKP! Rrezikon të merret i pandehur
11 Korrik 2022, 16:26
-
Ato ditë kur presidenti ngjizte lobing me 700 mijë dollarë
22 Qershor 2022, 09:58
-
Gazetarja Xharra: Politikanët kanë paguar për lobimin e tkurrjes së Kosovës
8 Qershor 2020, 23:00