/ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan, Barack Obama mblodhi ekipin e tij për sigurinë kombëtare për të diskutuar lidhur me zhvillimin e negociatave për programin bërthamor iranian, theksoi zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Bernadette Meehan.
"Dje në mbrëmje presidenti amerikan mbajti një takim nga një video-konferencë me anëtarët e ekipit të sigurisë kombëtare për të diskutuar për negociatat e grupit 5+1 me Iranin.
"Presidenti u informua për ecurinë e negociatave nga sekretarët e Shtetit, John Kerry dhe të Energjisë Ernie Moniz, si dhe anëtarë të tjerë të ekipit të negociatave në Lozanë", theksoi Meehan.
Zëvendëspresidenti, Joe Biden dhe sekretari i Mbrojtjes, Aston Carter morën pjesë gjithashtu në këtë takim.
/Shqiptarja.com