Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë për Report TV me gazetarin Arbër Hitaj foli edhe për objektivat që Partia Socialiste ka për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Ai tha se pret që PS të fitojë më shumë se 74 mandate ndërsa theksoi se ambicia e tij është një fitore e njëtrajtshme si në zonat rurale edhe ato urbane të Tiranës.
“Unë besoj se i kemi të gjitha mundësitë që të qeverisim të vetëm. Dhe besoj fort që nëse nuk e bëjmë këtë me arrogancë, por e bëjmë me modesti besoj se do të kemi një rezultat edhe më të mirë, mbi 74 mandate. Por siç thashë, kjo është si ajo toka që duhet punuar në ccdo brazë, jo në disa zona të suksesshme dhe disa zona jo. Ambicia ime është që në të gjithë qarkun e Tiranës të kemi një fitore të njëtrajtshme. Pra, jo vetëm Bashkia e Tiranës, Kamza dhe Vora që kanë performuar mirë, por edhe Rrogozhina e Kavaja që mund të jenë në periferi të qarkut por janë zona shumë të rëndësishme, pavarësisht se kanë më pak vota, për t’u siguruar që Tirana ka një rezultat të njëtrajtshëm në të gjithë sipërfaqen e vet, në të gjithë territorin e vet”- u shpreh Veliaj.
Lajmi kryesor:
Erion Veliaj për Report Tv: Nga projektet strategjike për Tiranën te zgjedhjet! Në 2025 PS rikonfirmohet në pushtet, marrim mbi 74 mandate
B.V/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4135
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…
25 Dhjetor, 20:56
-
Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë
25 Dhjetor, 20:04
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Qeveria shqiptare do mbyllë TikTok-un, Joleza Koka: Jam kundër, mund të vendosen filtra! Gëzim Tushi: Nuk duhet të kemi fobi teknologjinë
25 Dhjetor, 19:40
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'
25 Dhjetor, 18:54
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
Protesta e Berishës, Faik Basha: Rëndësi ka cilësia, jo numrat! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale
25 Dhjetor, 17:47
-
E rëndë në Kamëz, 55-vjeçari bie teksa punonte në pallatin në ndërtim, përfundon në spital! Hetime për shkaqet dhe kushtet e sigurisë
25 Dhjetor, 16:00
-
Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat
25 Dhjetor, 14:55
-
'Erdhi në jetë bebushi i parë', Rama: Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël
25 Dhjetor, 12:33
-
Stadiumi i ri 'Selman Stërmasi', në janar pritet prezantimi i projektit! Korporata Investimeve Shqiptare: Transformim për Tiranën
25 Dhjetor, 12:11