Oboisti Ali Pengili në Tiranë për 'Mozartin dhe bashkëkohësit e tij'

Oboisti Ali Pengili, si përfaqësues i ekselencës shqiptare në botë, bëhet bashkë me artistët më të mirë të skenës shqiptare mbrëmjen e së mërkurës. Koncerti “Mozarti dhe bashkëkohësit e tij” zhvillohet në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse. Pengili rikthehet nga Franca në Tiranë katër vite pas koncertit me muzikë baroke, që zhvilloi pas mungesës 24-vjeçare në Tiranë. 

“Vij gjithmonë me shumë kënaqësi, në vitin 2014 pata mundësinë që të luaj me orkestrën e TKOB-së. Është hera e dytë që kthehem edhe është shumë kënaqësi. Është sencasion shumë i veçantë, që vij në vendin tim për të luajt me miq. Oboe është një instrument që ka pasur fazën më të lartë gjatë muzikës klasike edhe baroke. Është rasti që të luajmë një koncert të një kompozitori që quhet i humbur, që ka shkruar muzikë shumë të mirë për instrumentin. Është një instrument shumë i vështirë edhe kapricoz. Fillimi është ose i mirë ose me shumë probleme. Nuk është instrument që pranon të mesmen. Oboe ishte një instrument që erdhi drejt meje. 
Para dy vitesh patëm mundësi që të bënim një koncert në Normandi me muzikën shqiptare të Fehim Ibrahimit që u pëlqye shumë”, 
shprehet oboisti Ali Pengili. 

Koncerti do të dirigjohet nga artisti francez Martin Lebel.

“Jam shumë i kënaqur që jam në Tiranë për këtë koncert. Por, jam shumë i kënaqur me energjinë që orkestra më jep për të interpretuar këtë lloj muzike. Repertori bazik është klasik edhe simfonia e Beethoven ka shumë vitalitet”
Nuk do të mungojë as klarinetisti i Teatrit të Operës, Elton Katroshi", 
thotw dirigjenti Martin Label.

“Ky koncert vjen në kuadër të ekselencës shqiptare nëpër botë. Koncerti nga Moxart është shkruar dy muaj para se ai të ndërronte jetë, premiera e tij është më tetor. Pas 227 vitesh luhet sërish në ditën e premierës. Është një koncert i madh, i plotë dhe impenjativ”, tregon klarinetisti Elton Katroshi.

Koncerti “Mozarti dhe bashkëkohësit e tij” do të shoqërohet nga Orkestra e Teatrit të Operës dhe Baletit.

 



 




 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!