Të rinjtë nga shtetet më të pasura në botë zakonisht janë ata që raportojnë se kanë nivel më të lartë kënaqësie në jetën e tyre. Por, të dhënat e mbledhura nga raporti më i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se të rinjtë në shtetet jo shumë të zhvilluar kanë shfaqur një përqindje të lartë të faktit që janë të kënaqur më jetën e tyre.

Sipas hartës së përpiluar, të rinjtë në Shqipëri shfaqin nivel të lartë sadisfaksioni, mbi 90 %, për të dy gjinitë e intervistuara. Të rinjtë (15 vjeçarë) shqiptarët shfaqen jo vetëm më mirë se bashkëmoshatarët në rajon (në të dy gjinitë), por në rastin e intervistimit të femrave edhe më mirë se disa vende europiane si Italia, Franca, Gjermania.

Arsyet e studimit nuk specifikohet, teksa atyre u adresohet pyetja se sa të kënaqur jeni me jetën tuaj.

Në këtë studim janë anketuar 220 mijë njerëz nga 42 shtete të ndryshme në Europë.

Monitor