Mos përdorni plazmën e gjakut të pacientëve që kanë kaluar COVID për të trajtuar pacientët e infektuar, rekomandon Organizata Botërore e Shëndetësisë. Sipas OBSH, të dhënat tregojnë se përdorimi i plazmës së gjakut as nuk rrit shanset e mbijetesës dhe as zvogëlon rrezikun për t'u intubuar.

Supozimet ishin se antitrupat në plazmën e gjakut të personave që e kanë kaluar COVID, mund të përmbajnë neutralizues për ndalimin e riprodhimit dhe kufizimin e dëmtimit të indeve.

Megjithatë, disa studime mbi përdorimin e plazmës së gjakut nga pacientët e shëruar nuk kanë treguar asnjë përfitim të rëndësishëm në trajtimin e njerëzve që janë në gjendje të rëndë për shkak të COVID. Për më tepër kjo metodë është e shtrenjtë dhe kërkon kohë, tha OBSH.