GJENEVA– Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) me rastin e shënimit të Ditës botërore të tualetit, njoftoi se afër një miliardë njerëz në botë nuk kanë tualet, dhe se nevojat fiziologjike i kryejnë në mjedise të hapura, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në Raport thuhet se mungesa e tualetëve dhe kryerja e nevojave fiziologjike në mjedise të hapura shkakton sëmundje të tilla si kolera apo hepatiti dhe për këtë bota çdo vjet paguan 260 miliardë dollarë.
Gjithashtu thuhet se 2.5 miliardë njerëz në botë jetojnë në kushte johigjienike dhe për këtë arsye nuk kanë mundësi të kenë as rrjet të duhur të kanalizimieve, përfshirë tualetet.
"Miliona njerëz nuk kanë qasje në ujë apo sapun. Afër 1,8 miliardë njerëz nuk kanë mjaftueshëm ujë të pijshëm", thuhet në Raportin e OBSH-së.
Pas vendimit të vitit të kaluar të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, 19 nëntori festohet si Dita botërore e tualetit, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për çështjet e higjienës. Më parë është shënuar joformalisht në organizatën e shoqatave joqeveritare.
Sipas të dhënave të OKB-së në vitin e kaluar, nga shtatë miliardë njerëz në botë, gjashtë miliardë kanë telefon celular, ndërsa 4.5 miliardë njerëz kanë tualet që përputhet me rregullat.
Marrë nga "Anadolyu Agency"
Redaksia online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com