Pasagjeret e linjës Tiranë -Bergamo kanë pritur më shumë se 11 ore avionët e kompanisë Blue Panorama për t'u nisur drejt Italisë.
 
Mbi 200 pasagjerë, mes tyre gra dhe fëmijë mbetën të bllokuar për mbi 11 orë në Aeroportin e Rinas, ndërsa kompania nuk dha asnjë sqarim për ngjarjen.
 
Fluturimi drejt Italisë ishte planifikuar për në orën 15:45 të ditës së diel, ndërsa pjesëtarët e ekuipazhit kanë vendosur të nisin udhëtimin vetëm në orën 03:00 të mëngjesit të së hënës.
 
Pavarësisht kësaj ekuipazhi i dy avionëve në vend që tu shërbejë pasagjerëve kanë vendosur të shkojnë në hotel.
 
Jashtë kamerës ata rrëfejnë detaje te reja lidhur me neglizhencën e kompanisë ajrore.
 
Një pasagjer ka pohuar për Report Tv se rreth 200 persona kanë qenë duke pritur në terminalin e Aeroportit të Rinasit 2 avionët e kompanisë Blue Panorama që në orën 14:00 te mesditës së të dielës.
 
Duke mos marrë asnjë përgjigje nga kjo kompani pasagjerët u detyruan të bëjnë denoncimin në media.
 
Pasagjerët pohojnë se 2 avionët e kompanisë “Blue Panorama” kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit rreth orës 20:00 të së hënës, ndërsa janë nisur në orën 03:00 të ditës së hënë.
 
Ndërkohë edhe me datën 30 gusht avioni i kompanisë Blue Panorama pas një avarie ka bërë ulje të detyrueshme ne pistën e Rinasit.


d.b/shqiptarja.com