Oferta misterioze për farmacitë/ Dael Dervishi konfirmon investigimin e Shqiptarja.com: Kompania 'Health Empire' mashtrim!

Oferta misterioze për farmacitë/ Dael Dervishi konfirmon investigimin e Shqiptarja.com: Kompania 'Health Empire' mashtrim!

Ahmed Pemaj, Agim Binaj dhe Dael Dervishi

TIRANË- Dael Dervishi, konsulent ligjor konfirmon investigimin e Shqiptarja.com, duke bërë me dije se kompania "Health Empire" që kërkonte t'i blinte farmacitë me një çmim 8-fish të fitimit vjetor  është një mashtrim dhe se drejtuesi i saj Ahmed Pemaj, pa mbushur 18-vjeç ka gënjyer. Me anë të një reagimi zyrtar, Dervishi ka rrëfyer të vërtetën e tij, duke treguar hap pas hapi se si është njohur me Ahmed Pemaj, i riu i cili kontaktonte farmacitë dhe u prezantonte ofertën për blerjen e tyre, duke theksuar se ai nuk është anëtar i bordit të kësaj kompanie, por vetëm konsulent ligjor.

Pas publikimit të lajmit dhe nisjes së hetimeve nga ana e krimit ekonomik, Dervishi sqaron se mësoi se Ahmed Pemaj kishte gënjyer.

"Ditën e djeshme u publikua lajmi i mëposhtëm. Duhet të sqaroj publikun për sa më poshtë: Ahmed Pemaj është një qytetar i cili nuk e ka mbushur ende moshën madhore. Ai është paraqitur pranë zyrës tonë ligjore dhe ka kërkuar të marrë prej nesh shërbime ligjore, të cilat, pas një komunikimi me shkrim, i kemi kërkuar miratimin e prindërve të tij për t’ja ofruar këtë shërbim deri sa ai të ishte 18 vjeç, moshë të cilën ai përmbush në shtator të këtij viti. Sqaroj gjithashtu, që unë nuk jam anëtar i bordit të kompanisë që përmendet këtu, pasi kjo kompani e tillë nuk ekziston. Unë dhe Optima Legal & Financial nuk kemi asnjë marrëdhënie partneriteti apo ndonjë kontratë në fuqi me këtë djalë të ri. I kemi bërë vetëm një ofertë për shërbime ligjore, veprim që ne bëjmë në mënyrë “routine” me shumë klientë, ku i kemi kërkuar me shkrim (e theksoj edhe njëherë) miratimin e prindërve deri sa të mbushi moshën madhore.

Nga ana tjetër, unë personalisht jam i angazhuar aktivisht në programe të ndryshme për fuqizimin e të rinjve shqiptarë dhe kur u takova me Ahmedin u entuziazmova nga dëshira e tij për t’u marrë me biznes në këtë moshë te re dhe e inkurajova të vijonte në këtë rrugë. Por më tej, pas publikimit të emailit që ai i kishte dërguar disa farmacive, kuptova që Ahmedi ishte nxituar në deklaratat e tij të pavërteta, gjë të cilën e përgënjeshtron edhe ai sot në profilin e tij në LinkedIn. I kërkoj Ahmedit të tregohet më i kujdesshëm në të ardhmen dhe më bëhet qejfi që ai e pranoi këtë gabim në formulimet e tij", shkruan Dervishi.

Fakti që Dael Dervishi nuk është anëtar i bordit të "Health Empire", një kompanie që nuk ekziston, (e pa regjistruar në QKB) e konfirmon edhe vetë Ahmed Pemaj, në reagimin që ky i fundit ka bërë.

"Shkrimi i meposhtem i drejtohet te gjithe personave te cilet kane hedhur akuza te pabazuara ne fakte konkrete mbi mua, Ahmed Pemaj, si dhe mbi te gjithe personat apo firmat e tjera te permendura keto dite ne media. Se pari, akuzohem per mashtrim. Sipas akuzuesve, une kam mashtruar pronaret e farmacive per blerjen e tyre duke u paraqitur si president i kompanise HealthEmpire kur ne fakt kjo kompani nuk figuron e regjistruar ne QKB. Por ajo cka nuk permendet ne kete rast ne media dhe nga akuzuesit, eshte fakti se cdo pronari/pronareje te farmacive tek te cilet kam prezantuar oferten time, i kam bere te qarte faktin se ne nuk jemi akoma te regjistruar ne QKB dhe nuk kemi nje NIPT tonin, kjo per shkak te shmangies se shpenzimeve te ndryshme qe fillojne ne momentin qe kompania regjistrohej. Ne momentin qe ne do te hynim ne procesin e negociatave me te pakten nje biznes i cili pranonte te blihej nga ne, atehere ne do te kryenim regjistrimin e kompanise dhe do te nisnim procedurat ligjore mbi blerjen e biznesit.

Se dyti, zoti Dael Dervishi dhe zoti Agim Binaj akuzohen si "bashkepunetoret e mi ne krim" bazuar ne nje dokument ku thuhet se ata jane pjese e bordit drejtues se kompanise. Por harrohet te permendet fakti se nese nje kompani nuk eshte e regjistruar ne QKB, nuk mund te kete as bord drejtues, as CEO e as president te saj. Pra e gjithe baza mbi te cilen eshte ngritur akuza, nuk ekziston aspak. Eshte e vertete se dokumenti ne fjale eshte pergatitur nga une personalisht, por sic citova edhe me lart, cdokush qe e ka marre kete dokument gjithashtu eshte njoftuar edhe mbi faktin qe kompania jone nuk eshte e regjistruar akoma ne QKB.

Se treti, ne dokumenti i cili merret si prove mbi "krimin" per te cilin akuzohem se kam kryer, thuhet se firma Optima eshte nje firme partnere. Me duhet te sqaroj se firma Optima Legal & Financial thjesht na ofron ne sherbimet e saj kundrejt nje pagese, pra nuk eshte partnere aksionere e kompanise HealthEmpire por thjesht nje firme e cila ofron sherbimet e saj sic ia ofron cdo klienti tjeter. Ne nuk kemi asnje kontrate aktuale, por me firmen ne fjale eshte bere vetem nje bisede paraprake. E per me shume, firma me ka kerkuar nje miratim nga prinderit, sipas ligjit, per te hyre ne bisedime me ato. Media tregon vetem faktin qe une kam lindur ne vitin 2002 por nuk e tregon daten e cila eshte 18 Shtator 2002, pra une jam akoma 17 vjec, dhe si i tille nuk mundem do te hap nje kompani nen emrin tim dhe te firmos marreveshje dhe kontrata jo vetem me firmen Optima, por edhe me cilendo firme tjeter e cila mund te konsiderohej e perfshire nga akuzuesit.

Se katerti, akuzohem per marrjen e te dhenave te farmacive te ndryshme, te cilat i parkasin vetem shtetit. Por nuk tregohet askund se per cilat te dhena eshte fjala. Dhe per te sqaruar publikun e gjere, gjithcka qe une di mbi farmacite te cilat kane marre propozimin tim eshte emri i farmacise dhe nje numer celulari si dhe adresa e saj. Ky informacion mund te aksesohet lehtesisht nga cilido shqipetar apo i huaj ne faqen yellowpagesalbania.com , por sigurisht qe media nje gje te tille nuk e publikon, edhe pse ne telefonaten e regjistruar e cila NUK ESHTE PUBLIKUAR E GJITHA PER PUBLIKUN E GJERE, une e citoj shume qarte vendin nga e kam marre numrin e celularit te farmacise.

Se pesti, ne lidhje me bashkepunimet me investitore te ndryshem apo me banka, nuk kam permendur asnjehere faktin qe une kam marredhenie financiare me banka te caktuara apo me investitore te caktuar. E edhe nese do te kisha marredhenie, kjo nuk perben asnje problem ligjor pasi cdo individ eshte i lire te marre kredi nga burime financiare te lejuara nga ligji.

Si perfundim, theksoj se ASNJE nga emrat e permendur ne dokumentin i cili mbahet si prove, nuk eshte pjese e kompanise HealthEmpire, pasi vete kompania HealthEmpire NUK EKZISTON AKOMA. Ajo eshte nje vizion i imi te cilin jam i vendosur ta bej realitet. Kerkoj publikisht terheqjen e cdo akuze te mundshme drejt personit tim dhe te gjithe te "akuzuarve" te tjere ku perfshij zotin Dael Dervishi, zotin Agim Binaj, firmen ligjore Optima Legal & Financial. Ndaj cdo personi, emri i te cilit eshte permendur ne media e me gjere, duhet te kerkohet ndjese per perfshirjen e emrave te tyre ne kete ceshtje", shkruan Pemaj.

Një ditë më parë, Shqiptarja.com publikoi investigimin, marrë shkas nga një reagim të Urdhrit të Farmacistëve. Bëhej fjalë për një e-maili joshës, që iu ishte dërguar farmacive në Shqipëri ku u kërkohej të shesin biznesin e tyre tek një biznesmen me ofertë joshëse deri në 8 herë me shumë se fitimi i tyre vjetor. Pa prezantuar një emër kompanie në e-mailin ofertë, personi i identifikuar si biznesmeni Ahmed Pemaj kërkonte dy minuta kohë për të bindur me ofertën e tij milionere. Shqiptarja.com shkoi më tej ku u zbulua se kjo kompani "Heal Empire" nuk ishte e regjistruar në QKB, dhe rezultoi vetëm një mashtrim.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zen: 04/07/2020 22:20

    Sa elokuent qenka ky 17 vjecari ? Dhe perdor gjithmone veten e pare shumes « ne » ne cdo fjali. Do kete mbarurar ne Harvard ne degen e mashtrim biznesit

    Përgjigju
  • Analisi: 04/07/2020 18:29

    Hahah kete deklaraten ja paska shkruar profesori i etikes ne biznes Dael Dervishi kusheriri i Ilir Metes. Sa mire e paskan qendisur deklaraten per shtyp saqe jane kujdesur te dy palet qe profesori etikes te jete ne rregull me ligjin. Kur ka marr vesh moshen i ka thene qe sill prindin per dore. Bravo profesor Daeli mbetjet organike i shplan po me mbetje organike likide

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën