OFL i vihet pas pasurive të 'Kumbarit të Shkodrës' me pallat 2 mln €...dhe të dënuarit për kokainë 400 mln € në Gjermani (VIDEO)

TIRANE - Operacioni "Forca e Ligjit" i ka dorëzuar kërkesën me shkrim dy personave të tjerë të dënuar më parë nga drejtësia në Gjermani dhe në Belgjikë, për të dorëzuar auto-deklaratën për pasuritë e tyre. Bardhok Pllanaj, i dënuar në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore dhe Albert Lame Kochsiek, i dënuar në Gjermani për trafik droge do duhet të dorëzojnë brenda 48 orësht auto-deklaratën për të justifikuar pasuritë dhe burimin e të ardhurave.

Më tej OFL i dorëzon dosjen Prokurorisë së Posaçme SPAK, e cila ka 15 ditë kohë për të kaluar në Gjykatën Speciale, për masë sekustroje ndaj pasurive që dyshohet të kenë burim të ardhurash nga krimi. 

Pllanaj, i shpetoi policise duke u fshehur pas 'imunitetit' te deputetit

Bardhok Pllanaj është cilësuar si "Kumbari i Shkodrës". Për të, Operacioni "Forca e Ligjit", tha se është i dënuar në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore. Por Pllanaj ka qenë edhe në gjykim në dhjetor 2018 për "pastrim parash", 'falsifikim dokumentesh' dhe 'ndërtim pa leje'. Ai ka rënë në pranga në vitin 2018, pasi dyshohej se kishte ndërtuar një pallat 10-katësh në Shkodër në lagjen “Dobraç”, me para nga burime kriminale dhe pa leje ndërtimi, objekt në vlerë rreth 2 milionë euro për të cilin ishte vendosur sekuestro preventive.

Bardhok Pllanaj

Më herët, në vitin 2014 ai është akuzuar për trafik të drogës, por i shpëtoi arrestimit. Bardhok Pllanaj njihet si njeriu që trazoi politikën dhe policinë disa vite më parë pasi rezultoi se kishte lidhje me ish-deputetin Mark Frroku. "Kumbari i Shkodrës" u fsheh në makinën e Frrokut, për t'iu shmangur arrestimit nga policia pasi Frroku, deputet në atë kohë kishte imunitet. Policia e kërkonte Pllanajn për trafik droge nga Velipoja me skaf drejt Italisë.

Në operacionin "Laguna e Vilunit" më 30 shtator 2014 ku u sekuestruan rreth 804 kg, ranë në pranga 7 persona. Droga u hodh nga trafikantët në det në vendin e quajtur Rana e Hedhun në Shëngjin pasi ata panë shërbimet e policisë. Koka e trafikut u dyshua pikërishit biznesmeni Bardhok Pllanaj, por ai u lirua nga akuzat për mungesë provash. Po ashtu, Pllanaj u arrestua në tetor të 2019 në Lushnjë, pasi kishte thyer arrestin shtëpiak.

Albert Lame Kochsiek i denuar ne Gjermani per trafikun e kokaines mbi 400 milione euro

Albert Lame Kochsiek, është pjesë e bandës me shqiptarë të arrestuar në Gjermani me kokainë, të cilën e sillnin nga Ekuadori nëpërmjet ngarkesave me banane. Albert Lame Kochsiek,  i cili zyrtarish sot mban mbiemrin e bashkëshortes, Kochsiek, cilësohej si koka e bandës së trafikantëve shqiptarë, të arrestuar në 2019-ën, tashmë të dënuar. Teksa ai ndodhet në burg në Gjermani, në Shqipëri, OFL 'i është vënë pas' për pasuritë e tij, të cilat ka dyshime të jenë investime përmes parave të drogës.

Droga e sekuestruar

Banda e drejtuar nga Albert Lame Kochsiek  ka vepruar midis shtatorit 2017 dhe prillit 2018 me bazë në Hamburg dhe ka trafikuar mbi 1.8 ton kokainë me vlerë mbi 400 milionë euro. Sipas mediave gjermane, trafikantët vinin enkas nga Shqipëria. Ata udhëtonin nga Shqipëria për të tërhequr drogën nga magazinat e kompanisë "Greenyard" e më pas ktheheshin përsëri në Shqipëri për të mos u identifikuar nga policia. Në Gjermani ky operacion u cilësua si një nga më të mëdhenjtë pasi u përfshinë rreth 500 hetuesve dhe policë.

Pjesë e grupit të tij, gjithashtu i dënuar në Gjermani, është edhe Emiljano Hyseni, të cilit ditë më parë, OFL-ja, i dërgoi kërkesën për të dorëzuar deklaratën për pasuritë. Bashkë me të, e njëjta barrë, për të faktuar burimin e ligjshëm të pasurisë, i ra edhe të afërmit të Emiljano Hysenit, Edlir Hysenaj, të cilit gjithashtu OFL  i dërgoi njoftimin për të bërë një auto-deklaratë, pasi dyshohet se ai gëzon pasuri të prejardhura nga krimi. 

Deklarata për mediat e OFL-se

"Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: - A. K., banues në Durrës, i dënuar në Gjermani për vepra penale në fushën e narkotikëve; B. P., banues në Koplik, Shkodër, i dënuar në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. 

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre. Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit dhe në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.

Theksojmë se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve  të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë  dorëzuar të gjithë pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat sipas përcaktimit në aktin normativ  nr. 1 , të datës 31 janar 2020. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë", tha në një deklaratë zyrtare për mediat zëdhënësja e Operacionit Forcae e Ligjit.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Per katunaret: 10/02/2020 22:07

    Ato qe merren me droge hallall po kto qe shfrytzojn femra i vraft zoti e ja hedht mu tek fmite e vet ishalla

    Përgjigju
    • O vlora: 11/02/2020 09:22

      Drogen sta jep kush me zor o zoteri. Don dhe e blen. Ti shesesh me dhune trupin dikujt po

    • Vlore: 10/02/2020 23:12

      Ik more fshatarë se qe te dyja nje m...jane. Si qenka droga hallall more kafshe?

  • Leonard Kadrimi Durres: 10/02/2020 17:34

    Kot lodheni me kto emrat e vjeter me babloket e 90. Sot kriminele me kostum jam une Leonard Kadrimi nendrejtori kadastres durres qe kam ble benc te funit per 3 muj pune, eshte Ervin Krymbi sekser ne kadaster me 4 makina lluksi, Ardjan Iljazi me makin BMW dhe toka ne bregdet qe i ka von ne emra te tjerve. Kshu qe OFL e ka nis nga bishti se koka jemi ne kriminelat me kostum.

    Përgjigju
  • Blerim: 10/02/2020 14:44

    Po pse i hidhni hi syve ktij populli. Pse sja coni Fatmir Xhafes dhe Agron-Gerontit shkresat na OFL . Sekuestronja ktyre njhere e te shom pastaj. Kane pasuri tmadhe e nuk i prek asnje. Skeni byth jo i mirrni te keqen. Turp

    Përgjigju
    • Demir: 10/02/2020 14:57

      Ka çeçua biçak aty . Kush do ja sekuestroje ? Ardi veliut sja mba b... se e ka dajon e nuses.OFL te qofsha fale, nk e kap dot agron djale, se pastaj te gjen belaja, edhe nga fatmir daja.

  • Andi: 10/02/2020 14:35

    O edi rama, asnjehere nuk ke per te bere shtet ti,,njesoj si saliu je,,qysh kur bere aleance me ilir meten, pasi ai bashke me saliun te vrane 4 veta dhe ti tre muaj me pas bere aleance,,,qe ketu u kuptua cfare haleje je ti, njeri pa vlere e ideal. edhe spakun nuk po e le te punoje.

    Përgjigju
  • O Fela- ja: 10/02/2020 13:59

    Pse si cojne urdher sekuestro direkt te gjitheve njeheresh Dhe vertetim pronsesie ?! Por ja cojne me mik, 2 e nga 2 Ne menyre te tjeret te marrin masa, ti rregullojne pislleqet! Eshte e lehte, kapi ne jete nate , hapi kalimet kufitare dhe shpenzimet Kaq mjafton ti arrestosh disa koke pa lare qe skane punu nje dite Vetem kane vene gjoba dhe kane plaçkitur popullin dhe ke kane mundur, Pervec trafiqeve. Muhabet kot !

    Përgjigju
  • Motra vogel: 10/02/2020 13:54

    Ska katunar shokodre o motra, Por qe eshte katunar malsie, kte mund ta thush. Se shkodrant sjane katunare E di vete ti ska nevoje me u zgjat shume.

    Përgjigju
    • Esc: 10/02/2020 20:45

      Katundaret sipas fjalorit shqip jane fshataret dhe ndac ne mal a ndac ne fushe fshataret jane fshatare, qofte kur zbresin e jetojne ne qytet,qofte kur shkojne jashte shtetit. Dhe Shkodren plot me katundare e ke, ndac te te pelqeje zotrote ndac jo...

  • Rusi: 10/02/2020 13:37

    Bardhoku Shoku I ngusht I cim cafit shum vajza e shum drog kan trafiku e shum vrasje e poshtersina cuditem si esht akoma gjall ! Te sekuestrohen te gjitha se te gjitha me krim I ka ber. Meqe jeni ne shkoder shikoni pak dhe makinat e pronat e blert cafit e medi ivzikut

    Përgjigju
    • Rus: 11/02/2020 15:25

      Ishalla i zejn mallkimet e atyre vajzave qe kan marre ne qaf surrat miu

    • Draçini: 11/02/2020 09:54

      Bardhoku dhe Çim Cafi perpara se me u marr me femra dhe droge jane marre me grabitje ne rruge me maska!! Medija i ka me djersen e vet e te nipit!!

  • ESc: 10/02/2020 12:51

    Po ç'kumbarë dhe ju se na e vështirosët......... ca katunarë të lodhur nga Shkodra

    Përgjigju
  • Miri: 10/02/2020 11:45

    Ahhh filloj dhe ketu duke dhen inicialet e emrave mbiemrave pffff

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin