Në një kohë që OFL-së po i mbaron afati 1-vjeçar, vijojnë dërgimi i formularëve për personat e dënuar për vepra të ndryshme penale, ku ditën e sotme Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë gjashtë subjekteve në Dibër, Kukës dhe Berat.
OFL i ka dërguar sot formularin Astrit Dedjas, Xhevahir Potjas, Ilir Tushajt, Lulzim Tushajt, Amarildo Çobos dhe Aleksandër Kuqo, të dënuar për vjedhje me armë, trafik armëshm vrasje dhe shfrytëzim prostitucioni.
6 personat të cilëve OFL i ka kërkuar deklarimin e pasurisë, përgjigjet e të cilëve i dërgohen SPAK-ut për hetim.
Amarildo Çobo, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, i mbetur në tentativë. 31-vjeçari u arrestua në Kakavijë në prill 2016, duke tentuar të kalonte një kallashnikov drejt Greqisë.
Aleksandër Kuqo, banues në Berat, i dënuar për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim. Kuqo, një prej 'të fortëve' të Beratit, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm në Itali për vrasje me paramendim dhe shfrytëzim prostitucioni, dënim ky i konvertuar nga Gjykata e Fierit me 21 vite burg.
Astrit Dedja, banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;
Xhevahir Potja, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim;
Ilir Tusha, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;
Lulzim Tusha, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;
er.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4417
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lirohet nga burgu i 'tmerrshmi' i Beratit, përfiton nga amnistia, detajet (EMRI)
3 Qershor 2024, 13:45
-
Tiranë/ Miku i Ervis Martinajt kapet me armë në makinë te ‘Komuna e Parisit’! Valentino Kaçorri i dënuar për vrasje e trafik armësh e subjekt i OFL-së
17 Dhjetor 2022, 10:50
-
I dënuar në Itali për trafik droge dhe gjobëvënie, vlonjatit i sekuestrohen 6 apartamente dhe 1 dyqan! 4 pasuri i bleu 300 mijë euro në dorë
12 Dhjetor 2022, 12:07
-
E ardhur nga aktiviteti kriminal, GJKKO kalon në pronësi të shtetit pasurinë e Gazmir Kosiqit! Një djalë ia vranë, tjetrin ia plagosën në atentat me tritol
10 Tetor 2022, 12:39
-
Ia bllokoi OFL, GJKKO i kalon përfundimisht shtetit pronat e Emiljan Shegës, trafikant droge! Konfiskohen 1 apartament dhe 5 sipërfaqe toke
22 Shtator 2022, 13:41
-
Me ç'autokombanjë e korrën grurin? Vijon në GJKKO gjyqi i pazakontë me 240 fshatarë në mbrojtje të subjektit të OFL-së
20 Korrik 2022, 13:43
-
Shteti merr në përdorim ‘makinat' e konfiskuara nga OFL, 'furnizohen’ SPAK, KLGJ, policia e 'Pastrimi i Parave'
8 Korrik 2022, 14:08
-
Gjyq i pazakontë në GJKKO, 240 fshatarë dëshmitarë! OFL ‘në sitë’ pasurinë e fermerit: E bëri nga paratë e trafiqeve të të birit! I akuzuari: Punoj me autokombajnë
22 Qershor 2022, 12:36
-
Çuditë e sekuestrimeve dhe konfiskimeve…
16 Qershor 2022, 14:35
-
1 vit në seancë paraprake, rikthehet për rihetim çështja për numrin 2 të OFL, Artan Shkëmbi! Akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimit
6 Qershor 2022, 15:18
-
Gjykata e Tiranës pushoi çështjen ndaj vëllezërve Marku dhe hoqi sekuestron ndaj 5 mln eurove, Prokuroria ankimon vendimin
2 Qershor 2022, 11:05
-
Gjykata e Tiranës pushon çështjen ndaj vëllezërve Marku, hiqet sekuestroja ndaj 5 mln eurove
30 Maj 2022, 11:05