OFL 'zbret' në Elbasan, dy të dënuar në Angli për trafik droge duhet të justifikojnë pasuritë (VIDEO)

TIRANE- Operacioni Forca e Ligjit ka 'mbërritur' në Elbasan, ku dy persona me origjinë nga ky qytet, të dënuar për trafik droge në Angli, duhet të justifikojnë pasuritë, nëse i kanë me burime të ligjshme ose jo. 

OFL i ka dërguar këtë të premte kërkesën me shkrim për dorëzimin e formularit për deklarimin e pasurisë Emiljan Shega dhe Klaus Matishi (Kledian Çopja).

Ata do të duhet të dorëzojnë brenda 48 orëve pranë OFL-së auto-deklaratën me pasuritë e tyre.

"Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme", tha zëdhënësja e OFL-së në një deklaratë për mediat nga Policia e Shtetit.

Klodjan Çopja dhe Emilian Shega

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:01
OFL i dërgoi formularin e pasurisë, Emiljano Shega u arrestua 10 vite më parë pasi fshehu 10 milion paund lëndë narkotike nën qilim

1581677465_emiljanoshega.jpg

Emiljan Shega të cilit Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi sot formularin e pasurisë është arrestuar 10 vite më parë si pjesë e një grupi kriminal që trafikoi drejt Mbretërisë së Bashkuar lëndë narkotike me vlerë 10 milion paund. Gjatë aksionit të policisë, droga u gjet e fshehur nën parketin e dyshemesë, të mbuluar me qilimë, mbi të cilët ishte vendosur edhe një divan. Asokohe Shega u dënua me 10 vite burg nga autoritetet britanike.

Ora 11:57
OFL i dërgoi formularin e pasurisë, Klodian Çopja i dënuar në Angli si kreu i bandës që trafikoi kokainë me vlerë 60 mln £

1581677908_copja.jpg

Klodjan Çopja, të cilit të cilit OFL i dërgoi formularin për deklarimin e pasurisë është dënuar në Angli më 4 gusht të vitit 2017 me 17 vite burg pasi akuzohet se drejtonte një rrjet të trafikut të kokainës. Sipas mediave britanike, Çopja akuzohej për importimin e një sasie kokaine me vlerë 60 milionë paund drejt Mbretërisë së Bashkuar. Ai u arrestua në Greqi në Mars të vitit 2017, për t'u ekstraduar drejt Mbretërisë së Bashkuar.

/G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Bullizmi në shkolla, a mendoni se familja shqiptare po dështon në edukimin e fëmijës?

Komento

Komente

  • Beni: 14/02/2020 22:34

    Meqe dhe po shkojn kto klani suelit me klanin shega po ndimoshin dhe ps bashk urdhero ca i bani taulanti.ta gezojn ofl

    Përgjigju
  • Alban: 14/02/2020 11:27

    Perse nuk publikohen emrat???

    Përgjigju
    • Toni Tirane: 14/02/2020 14:13

      Ja emrat o @alban Emiljano Shega u arrestua 10 vite më parë pasi fshehu 10 milion paund lëndë narkotike nën qilim Klodian Çopja i dënuar në Angli si kreu i bandës që trafikoi kokainë me vlerë 60 mln £ Keta jane krimele qe duhen konfiskuar pasuria dhe leket



×

Lajmi i fundit

John

E pazakontë! Nxënësit mësim në qendër shëndetësore, shkolla u shemb nga tërmeti