OFL-ja në Shkodër dhe Malësi të Madhe! U dërgon formularët të dënuarve për vrasje, trafik ndërkombëtar droge dhe kanosje për pasurinë!

OFL-ja në Shkodër dhe Malësi të Madhe! U dërgon formularët të dënuarve për vrasje, trafik ndërkombëtar droge dhe kanosje për pasurinë!

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularët e vetëdeklarimit të pasurive ditën e sotme tre personave, njërit banues në Malësinë e Madhe dhe dy të tjerëve në Shkodër, pasi dyshohet se mund ta kenë vënë me veprimtari të paligjshëm, ndërkohë që janë të dënuar.

Më konkretisht formularët do të jenë të detyruar t'i plotësojnë Ndue Pepaj, banues në Malësi të Madhe, i dënuar për veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale”, “Trafiku ndërkombëtar i narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo të veprimtarisë kriminale”. Pepaj rezulton i dënuar se transportoi në Podgoricë 1 ton marijuanë në Podgoricë.

Endri Alibali banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”. Alibali rezulton se ka kërcënuar një biznesmen t'i japë 30 mijë euro, pasi në të kundërt do ta vriste.

Ali Kopliku banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit”.

Afati për të plotësuar formularët është dy ditë dhe përgjigjet do të jenë me shkrim, ndërsa më pas do t'i dërgohen SPAK-ut për verifikim.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan: 31/08/2020 13:25

    Ore u moret frymen ketyre te shkodres. Ne 21 janar i kishit ke kryemijistria me Tomken ne krye. Pse kshu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen