OKB: Ministrja e Jashtme gjermane kërkon të dërgohet një sinjal kundër Putinit

OKB: Ministrja e Jashtme gjermane kërkon të dërgohet një sinjal kundër Putinit

OKB

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock para takimit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork ka kërkuar që nga Asambleja të dërgohet një sinjal i fuqishëm kundër Putinit.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock mbi bazën e Kartës së OKB-së ka kërkuar që të dërgohet një sinjal i fuqishëm kundër kreut të Kremlinit. Politikanja e gjelbër u shpreh para një takimi me homologët e BE në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

"Pikërisht në këto kohë, kur presidenti Putin nuk sulmon vetëm rendin europian të paqes, por edhe Kartën e Kombeve të Bashkuara, nuk mund të vazhdohet si më parë business as usual' në Kombet e Bashkuara", tha Baerbock dhe shtoi se ne duhet të jo vetëm të proklamojë Kartën e Kombeve të Bashkuara por edhe të qëndrojmë së bashku për të, megjithë krizat në këtë botë pikërisht këto ditë". Baerbock e vlerësoi Kartën e OKB-së - "ajo është sigurimi ynë i jetesës dhe paqes në të gjithë botën."

Për të marrë pjesë në punimet e Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork ka mbërritur edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski. Ai do të jetë një nga krerët e shteteve që do të mbajë i pari fjalimin në debatin e 78 të përgjithshëm të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

"Ukraina do t'u paraqesë vendeve anëtare të OKB-së një propozim konkret, si të forcohet parimi i integritetit territorial dhe të përmirësohet aftësia e OKB-së për të ndalur agresionin dhe për të bërë të dështojë atë", është shprehur Zelensky./DW

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?