Sirianët po ndihen gjithnjë e më të braktisur nga bota, në ndërkohë që ky konflikt hyri në vitin e tij të pestë, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon në raportin e tij të fundit mbi situatën humanitare në Siri.
Ky raport, që mbulon periudhën 1 dhjetor - 28 shkurt, duhet të diskutohet të enjten nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.
''Aktorët humanitarë vazhdojnë t'u japin ndihmë miliona njerëzve në nevojë, por detyra e tyre është gjithmonë shumë më e vështirë dhe e rrezikshme për shkak të dhunës dhe pasigurisë në vend dhe pengesave të vendosura nga regjimi sirian dhe grupet e armatosura'', theksoi ai.
Raporti prek në mënyrë të veçantë Shtetin Islamik, i cili detyroi Programin Botëror të Ushqimit të ndërpresë aktivitetet e tij në veri dhe lindje të vendit, zona të kontrolluara nga ISIS-i.
Pavarësisht kësaj, raporti vë në dukje se një numër në rritje i kolonave humanitare hyjnë në Siri nëpërmjet shteteve fqinje si Turqia dhe Jordania./atsh/