Skandali/ Klodian Duro mburret në ‘Big Brother Vip’: Kam rrahur gruan, ruhuni! Po i futa dhe nja dy gota raki, e di si më dukeni ju (VIDEO)

Një episod skandaloz ka ndodhur në spektaklin e Big Brother Vip, ku ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Klodian Duro mburret se ka dhunuar gruan. Përveçse aktit të shëmtuar, Klodian Duro merr guximin ta thotë edhe me krenari në sytë e publikut se ka dhunuar gruan e tij.

Në këtë moment, ka ndërhyrë banori tjetër i Big Brother Meriton Mjekiqi, i cili ka thënë që të mos bënte deklarata të tilla, por në fakt Duro e kërcënon edhe atë me dhunë.

Klodian Duro: Ruhuni nga mua se unë kur kam rrahur gruan time, e di si më dukeni ju apo jo? Ruhuni!- është shprehur ai, teksa në mënyrë të menjëhershme hyn Meritoni i cili siç duket do të ‘mbulojë’ fajet e Klodianit.

Meritoni: Shsh, larg qoftë! Unë e di që s’je ti ai!

Klodian Duro: E kupton? E kam rrahur ngaqë më mbante gocën time dhe e rraha, e kupton?

Meritoni: S’je ti ai!

Klodian Duro: Ruaju po t’them se mos do më thush nuk të kam thënë! Po i futa dhe nja dy gota raki, s’e kam kohë që se kam provuar.

Meritoni: Shsh. Ndërroje atë muhabet. As në hajgare mos ta dëgjoj me atë muhabet, se të vlerësoj shumë!

Pas kësaj deklarate, Klodian Duro u skualifikua nga “Big Brother VIP”. Produksioni tha se ky veprim ishte i papranueshëm dhe bie ndesh me rregullat e lojës dhe normat e shoqërisë.

“Banorë, gjatë darkës pas spektaklit mbrëmë është dhënë një deklaratë e rëndë, e papranueshme, që bie ndesh me rregullat e programit si dhe me normat e shoqërisë ku jetojmë. Big Brother ka vendosur të skualifikojë në mënyrë të menjëhershme Klodian Duron nga gara. Big Brother i tërheq vëmendjen të gjithë banorëve të jenë shumë të kujdesshëm në fjalët dhe veprimet e tyre që lidhen me dhunën”, është njoftimi i Big Brother që u lexua në shtëpi. 

Ish-futbollisti deklaroi para futjes shtëpi se do të ishte vetvetja, ndërsa aludoi se ato që ishin shkruar për të në media dhe portale ishin të pavërteta, por në fakt ai u mburr me këtë akt të ulët.  

Kujtojmë, se dy vjet më parë Gjykata e Tiranës e dënoi Klodian Duron me 6 muaj heqje lirie. Ai u akuzua për tre vepra penale si “Dhunë në familje”, “Përndjekje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”. Ai u arrestua më 27 mars të vitit 2020 pas një denoncimi të ish-bashkëshortes së tij për dhunë dhe përndjekje. Gjykata vendosi shqyrtimin e çështjes me gjykim të shkurtuar, ndërkohë që Duro qëndronte nën masën Arrest Shtëpie. 

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim