Bota mund të vuajë nga mungesa e ujit në 15 vitet e ardhshme, nëse nuk ndryshohet në mënyrë dramatike mënyra e përdorimit të këtij burimi natyror, thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara.
Sipas raportit humbja e ujit mund të shkoj deri në 40 për qind pasi shumë rezerva të ujërave nëntokësore janë duke u zvogëluar, ndërkohë që reshjet pritet të shndërrohen në fenomen të paparashikueshëm për shkak të ndryshimeve klimatike.
Bota pritet ta shtojë popullsinë e saj në 9 miliardë në vitin 2050, ndaj edhe uji do të jetë më i nevojshëm për të përmbushur kërkesat e industrisë, prodhimit dhe konsumit personal.
Nëse ritmi aktual i shfrytëzimit të ujit nuk ndryshon, bota do të ketë 60 për qind më pak ujë në vitin 2030, thuhet në raport.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com