Kombet e Bashkuara kërkuan sot rreth një miliard dollarë (773 milionë euro) për të luftuar kundër Ebolas në Afrikën Perëndimore, rreth dyfishin e fondeve të kërkuara tashmë një muaj më parë.
"OKB ka nevojë për një miliard dollarë", deklaroi për median koordinatori i OKB-së për Ebolan, David Nabarro, në përfundim të një takimi me dyer të mbyllura në Gjenevë.
"Kjo është një sfidë e madhe financiare", theksoi zyrtarja e operacioneve humanitare e Kombeve të Bashkuara, Valerie Amos.
"OKB-ja theksoi se 22,3 milionë persona jetojnë në rajonet ku virusi është sinjalizuar dhe kanë nevojë për ndihmë", sipas një dokumenti të publikuar sot.
Sipas këtij dokumenti, OKB njofton se 20 000 persona do të preken nga Ebola deri në fund të vitit, 16 për qind në Guine, 40 për qind Liberia dhe 34 për qind në Sierra Leone.
Ndërkohë që epidemia po përparon tashmë në mënyrë të jashtëzakonshme, OBSH bëri thirrje për një mobilizim të shpejtë nga komuniteti ndërkombëtar, ndërkohë që ky i fundit ka rritur angazhimet.
Epidemia Ebola që ka goditur Afrikën Perëndimore, më e rënda që prej identifikimit të virusit në vitin 1976, ka vrarë më shumë se 2 461 persona nga 4 985 raste të konfirmuara, të mundshme dhe të dyshuara, sipas bilancit të fundit të OBSH-së./ATSH/
/Shqiptarja.com