LONDËR-Një oktapod gjigand ka bllokuar trafikun në qendrën e Londrës kur karrotreci që po e transportonte u prish në mes të kryqëzimit më të ngarkuar të qytetit. Oktapodi prej 2 metrash natyrisht nuk ishte një oktapod i vertetë por një oktapod gjigand plastik nga Cirku i Oxfordit.
Oktapodi shkaktoi kaos jo vetëm në trafik por dhe mes njerëzve të cilët fillimisht i kapi paniku ndërsa qëndronin përballë oktapodit dhe rrëmujës që shkaktoi dhe nisën të publikonin foto në Twitter.
Për fat, sot qindra qytetarë të Londrës kanë qenë të justifikuar për vonesën e tyre në punë ndërsa u ndaluan nga molusku gjigand i cili u bë menjëherë sensacion në Twitter. Madje përgjegjësit për trafikun në Twitter nxorrën një njoftim ku paralajmëronin qytetarët për trafikun dhe u sygjeronin të bënin kujdes.
Oktapodi i përkiste një prej kumarxhinjve të Betfair, zëdhënësi i të cilit doli në një njoftim për të siguruar qytetarët se incidenti ishte për shkak të një defekti mekanik dhe nuk ishte një tentative për të bërë publicitet, siç u hamendësua. Ai po transportohej për realizimin e një filmi të shkurtër për rekalmën që do t’i bëhet fushatës së Kupës së Botës.
Një detaj i veçantë është ngjashmëria e madhe mes tij dhe oktapodit Paul, parashikuesit të botërorit të katër viteve më parë.
/Shqiptarja.com