Olgert Kafazi, mjeshtri i portave me kangjella ruan traditën shumëvjeçare korçare

Korça njihet si qyteti që me fanatizëm ka ditur të ruajë dhe trashëgojë traditat. Rrugicat e famshme të qytetit juglindor shtruara me kalldrëm ,gurët e gdhendur dhe shtëpitë e rrethuara me kangjella prej hekuri janë karakteristikat arkitekturore te qytetit juglindor. Teksa ecën nëpër këto rrugica ,këtu gjithçka flet vetë e qartazi kupton se guri dhe hekuri janë elemente që nuk mungojnë në shtëpitë karakteristike korçare.

Stili i veçantë arkitekturor i këtij qyteti dhe kangjellat prej hekuri kanë frymëzuar Olgert Kafazin t'i japë jetë ëndrrës së tij, 20 vite më parë, kur filloi të hidhte në letër dizenjimet e para.

"Ky është thjesht pasion, ëndërr dhe një gjë që është krijuar nga shpirti i punës. Arsyeja pse kam ngritur këtë lloj pune është se unë shkoja të dizenjoja dhe gjeta mënyrën se si ta krijoj. Është qyteti që na jep mundësin, gurin drurin e hekurin. Janë të parët tanë që kanë krijuar këtë qytet të bukur" - tha Kafazi.

Talentin për të punuar hekurin, për herë të parë e zbuloi tek një mangall.

"Fillimisht hapat e parë i kam nisur në mangall ku ngrohemi. Atje fillova të ngrohja hekurin dhe nga ky moment fillova ta punoja në të ngrohtë. Kur hekuri është i ngrohtë atëherë mund ta punosh nëse ke shpirt artisti dhe ta krijosh në formë artistike, të ketë proporcionet e duhura. Nga momenti që ke një dëshirë apo pasion mund ta hedhësh në treg. Duhet të jesh këmbëngulës që të vijosh më tej" - tha Kafazi.

Të gjitha punimet realizohen në mënyrë aritzanale, ndërsa Olgert Kazazi tregon se është përballur me vështirësi, por pasioni e ka shtyrë të ecë përpara.

"Hapat e parë ishin shumë të vështirë pasi kam qenë i vetëm, vëllai ishte i vogël ndërsa babai punonte si oficer. Në Shqipëri nuk ka qenë e lehtë pasi ka kosto dhe pak njerëz i vlerësojnë dhe i pranojnë në shtëpitë e tyre. Ka ardhur një moment që njerëzit i kanë pranuar, nuk është e thënë që të bësh kangjella por mund të bësh dyer dhe aksesorë të tjerë. Këtu në magazinën nuk është se kam shumë vegla. Hekurin dua ta ruaj traditën, të jetë ajo goditja e çekanit" - tha i riu.

Me 20 vite eksperiencë ai ka korrur sukses brenda vendit, ndërsa synon të depërtojë në tregun ndërkombëtar. Ka disa të punësuar në punishten e hekurit, por zanatin nuk ka mundur t'ia trashegojë të birit.

"Punimet artizanale janë në disa etapa. Nga momenti që punimi shkon në zjarr dhe deri në momentin që ajo del jashtë janë disa etapa. Personat që punojnë këtu nuk merren vetëm me një portë. Nëse punon fort me një produkt, dy tre javë i merr patjetër kohë. E kam ëndërr ta trashëgoj por nuk e besoj që të jetë pjesë e saj, fëmijët dua të jenë pjesë e menaxhimit të këtij biznesi dhe jo të prodhojnë.

Tradita dhe historia e Korçës janë shënjuar tek rrugicat me kalldrëm, atje ku shtëpitë karakteristike i qëndrojnë me krenari modernizmit dhe Olgert Kafazi është një kontribues në ruajtjen e këtyre vlerave. 

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bepi: 28/02/2021 16:07

    Nje compliment I madh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin