Olta Gixhari bisedon me Ronaldon: Do fitoj BBV2, jo për çmimin e madh, nuk më duket asgjë 100 mijë euroshi

Olta Gixhari bisedon me Ronaldon: Do fitoj BBV2, jo për çmimin e madh, nuk më duket asgjë 100 mijë euroshi

Olta Gixhari

Olta Gixhari ka shprehur më shumë se një herë se do të jetë fituese e “BBV2”, por arsyeja nuk qenka aspak çmimi i madh, pasi për të çmimi i madh nuk është asgjë për standartet e saj të jetesës.

“100 mijë euro nuk më duket ndonjë shifër për t’u çmendur, ti nuk merr kurrë 100 mijë euro, ka taksa. Edhe 85 mijë euro nuk më duken shumë, aq një makinë mund të blesh. Kjo nuk ka lidhje me fitoren, se unë mund t’i marr lekët dhe t’i çoj për bamirësi. 80 mijë euro nuk është një shifër që të ndryshon jetën. Le të themi që ne të dy nuk kemi të njëjtin standard jetese. Me standardin e jetesës që kam unë, 80 mijë euro janë shumë pak. Nëse e merr si tangërllik, merre”– i tha Olta Ronaldos.

Olta Gixhari dhe Tea Trifoni nuk kanë pasur një raport mjaft të mirë brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, madje edhe kanë debatuar me tone të ashpra, por bëhen bashkë pasi konsiderojnë armik të përbashkët Luizin, tëpaktën kështu janë shprehur.

Luizi ka pasur debate me të dyja, ndërsa së fundmi ka patur një debat edhe me Tean. Olta i tha Teas se, duke qenë se tipi i saj është i tillë që nuk pranon të influencohet nga askush, Luizi e sheh këtë si pikë të dobët. Dhe sipas saj, Luizi po luan me mendjen e Teas. Pra, sipas Olta Gixharit, fjalët dhe gjithçka çfarë i thotë ai, është një lojë, pasi sipas aktores ajo dhe Tea janë femrat që ai ka “tmerrësisht frikë” në këtë shtëpi.

“Ai ta njeh karakterin, ai të kap këtë pikë të dobët që s’do të jesh e influencuar, që ti të largohesh nga unë. Ai po luan me mendjen tënde. Ai po merret me ty, jo me mua. Këtë gjë ai e bën, sepse dy femrat që ai ka tmerrësisht frikë po u bëmë bashkë, jemi ti dhe unë, kaq kisha”- i tha Olta-Teas.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 21/01/2023 14:50

    Mjerim o mjerim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër