Për ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin, hapi i parë i reformës ne drejtësi ishte prezantimi ditën e djeshme i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM).
“Jemi në fillim të zbatimit të reformës në drejtësi e cila ka bërë hapa të rëndësishme, njëra prej tyre ishte takimi i djeshëm i ONM(Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit) i cili shënon një nga momentet më të rëndësishme të reformës dhe i hap rrugë rivendosjes së besimit tek institucionet”, u shpreh ajo.
Vlahutin gjithashtu ka thënë se vetëm ata që kanë interesa personale e kundërshtojnë këtë reformë. Ambasadorja u shpreh e bindur se pas një pune të madhe, reforma për ndryshimin e sistemit të drejtësisë shqiptare do të behet realitet.
“Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka nisur punë. Dëgjova se ka më shume se 100 aplikantë për ONM. Ky proces sapo ka nisur. Ne nuk jemi naivë, nuk do të jetë një proces i lehtë, do të ketë sukseset e tij, por do të marrë kohë. Do të ketë kundërshtime nga ata që u preken interesat, por ky proces do të bëhet. Kjo është e sigurt! Shqiptarët do të marrin atë që kane kërkuar për kaq kohë të gjatë. Në këtë proces nuk jeni vetëm, BE është me ju. Unë e kuptoj frikën, unë e kuptoj skepticizmin, por nuk ka vend për tu frikësuar dhe padyshim nuk ka vend për të intimiduar askënd me besimin e plotë në nevojën e popullit shqiptar për të pasur demokraci dhe një sistem drejtësie”, tha ambasadorja.
Këtë deklarata ambasadorja e ka dhenë sot në publikimin e raportit mbi besimin e qeverisjes në 2016.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO