‘Open Balkan’ në Serbi, SHBA: Mbështesim nismën, por duhen të 6 vendet! Rama: S’mund të presim BE! Nuk bindim skeptikët! Meta nga Prishtina: Nismë përçarëse dhe përjashtuese

SERBI- I Dërguari amerikan për ballkanin perëndimor Gabriel Esscobar paralajmëroi se nisma për "Balkanin e Hapur", nuk do të funksionojë nëse nuk përfshihen që të gjashtë shtetet e rajonit. Escobar tha gjatë takimit online në Kuvendin e Serbisë se nismat rajonale duhet të jenë të hapura në mënyrë të barabartë për të gjitha shtetet. Kosova, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi nuk janë pjesë e "Ballkanit të Hapur", ku bëjnë pjesë vetëm Shqipëria, Serbia, dhe Mqedonia e Veriut.

Zyrtari amerikan theksoi se ndër sfidat e "Ballkanit të Hapur" mbetet kontrolli i kufijve pas hapjes së tyre, ulja e korrupsionit dhe ulja e kontrollit shtetëror në ekonomi.

“Është me rëndësi që tre shtetet nismëtare duhet të jenë të hapura dhe të bisedojnë ngushtë me tre partnerët e tjerë që janë skeptikë”, shtoi Escobar.

Sipas tij në iniciativën rajonale duhet të ekzistojë barazi për të gjithë qytetarët dhe projektet dhe nuk duhet të ketë diskriminim në bazë të përkatësisë etnike.

Ndërsa kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë takimit online tha se nuk u takon anëtarëve të nismës të bindin skeptikët që "Ballkani i Hapur" është vërtet i hapur. Ai hodhi poshtë supozimin që iniciativa nuk është e hapur për anëtarë të tjerë. Sipas Ramës, "Ballkani i Hapur" është në përputhje me Procesin e Berlinit, nismë e ndërmarrë nga ish kancelarja Merkel vite më parë. Rama kritikoi BE se po zbarrit procesin e zgjerimit për Ballkanin duke shtuar se "Ballkani i Hapur" mund të ndihmojë që të zgjidhet problemi mes Serbisë dhe Kosovës.

Nuk varet nga ne të bindim dikë që “Open Ballkan” është i hapur. Duhet të ecim përpara, nuk mund të presim. Varet nga gjithkush që të marrë vendimet e veta. Ne thjeshtë po zbatojmë procesin e Berlinit. Gjithkush të vendosë në mënyrë të pavarur cfarëdo do për vendin e vet. BE bëhet problem kur thotë që duhet përfshirëse (nisma). Askush nga ne nuk ka pretenduar që është perfekt. Por në vend të thuhet kjo, të inkurajojnë të tjerët të bashkohen. Duke i dhënë të tjerëve alibinë që Europa është kundër, Gjermania është kundër. Do të isha i lumtur që dy aleatët dhe partnerët të inkurajojnë të tjerët t’i bashkohen (nismën). Nuk kam dëgjuar kurrë nga Vuçiç që nuk e do Kosovën në tryezë. “Ballkani i Hapur” të mos bëhet karikaturë e strukturave që njohim. Që thonë një gjë dhe pastaj një tjetër” tha Rama, i cili në fund të fjalimit të tij online u duartrokit. 

Në fund të fjalës së tij, moderatori i konferencës e quajti Ramën “kampioni i Open Balkan” dhe kjo ka sjellë duartrokitje në parlamentin e Beogradit.

Nga ana tjetër kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç tha se përfitimi më i madh që vjen nga "Ballkani i Hapur" është një rajoni i stabilizuar dhe më i sigurtë, duke nënvizuar se edhe ana ekonomike me hapjen e kufijve dhe krijimin e tregut të përbashkët do të shtojë investimet e huaja. Ndërsa Zëvendës kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikol Dimitrov tha se duhet të përcjellim mesazhe të qarta që jemi një rajon i stabilizuar dhe se jemi të drejtuar nga e ardhmja, duke mos mbetur peng i së shkuarës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:31
Përfaqësuesi i SHBA-së në 'Open Balkan': Kjo iniciativë s'do funksionojë pa përfshirjen e gjashtë shteteve të Ballkanit

Gabriel Escobar, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor gjatë fjalë së tij të mbajtur virtualisht në konferencën e 'Open Balkan' tha se kjo iniciativë nuk do të funksionojë pa përfshirjen e gjatë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Krahas kësaj, është me rëndësi që këto tre shtete të cilat iniciuan 'Ballkanin e Hapur' të mbesin të hapura dhe të bisedojnë ngushtë edhe me tre partnerët e tjerë që mbesin skeptikë”, tha Escobar.

Sipas Escobar, SHBA-ja është e gatshme që të mbështesë iniciativat rajonale, nëse ato nuk i pengojnë integrimet evropiane.

“Jemi të gatshëm që t’u ndihmojmë në këtë rrugë, që të arrini standardet ndërkombëtare, që të bëhemi partnerë me Evropën, për t’u siguruar që ky rajon do të bëhet një prej ekonomive më të rëndësishme në Evropë”, tha Escobar.

Ora 15:03
'Kosova, gjaku që nuk falet kurrë', Meta në një universitet në Prishtinë: 'Open Balkan' rikthen fantazmën e Millosheviçit! Nismë përçarëse dhe përjashtuese

“Shqiptarët, faktor stabiliteti në Ballkan”, ka qenë tema e një aktiviteti të zhvilluar sot në Prishtinë ku ka marrë pjesë edhe Presidenti Ilir Meta. Meta ka mbajtur një fjalë të rastit ku ka theksuar se Shqipëria dhe Kosova ndajnë shumë e më shumë se interesa të përbashkëta strategjike. Gjatë fjalës së tij, Meta komentoi dhe nismën “Ballkani i Hapur” pjesë e të cilës janë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Ai tha se Shqipëria duhet të përmbushë angazhimet e saj si vend anëtar i NATO-s, Kosova duhet të punojë pa u lodhur për anëtarësimin në NATO dhe rrugën drejt BE-së.

"Po konstatojmë halucinacione të padobishme si në drejtim të marrëdhënieve me Kosovën dhe BE  e kam fjalën për të ashtë-quajturin “Open Balkan”. Është me rëndësi që të kemi në konsideratë parimet që garantojnë një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe afatgjata.  Si mund ti besojmë qëllimeve të mira kur ringjallet fantazma e Millosheviçit”, tha Meta.

“Kosova gjaku që nuk falet kurrë. Një eksod i heshtur që po ndodh mes shqiptarësh në rajon mbetet shqetësimi im i madh. Dua të theksoj rëndësinë e ndërgjegjësimit nga të gjithë ne drejtuesit por edhe elitat intelektuale për ti inkurajuar të rinjtë për të qëndruar në Kosovë, Shqipëri në trojet tona, për të ndaluar shpopullimin e heshtur. Si ju në Kosovë dhe ne në Shqipëri dhe të gjithë shqiptarët duhet të përpiqen që aty ku jetojnë të mbizotërojë ligji. Zgjedhjet në Kosovë kanë qenë një mësim dhe tregojnë se kjo shoqëri është vigjilente dhe kërkuese. Këto tipare e vlerësojnë shtetin e  Kosovës. Kam përshëndetur vendosjen e traditës së bashkëpunimit. Jemi të vetëdijshëm se Shqipëria dhe Kosova ndajmë shumë më shumë se interesa të përbashkëta strategjike. Marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës nuk janë kundër asnjë rajoni tjetër”, vijoi presidenti.

Sipas tij, kjo nismë është përçarëse dhe përjashtuese. 

"Procesi i Berlinit është gjithëpërfshirës dhe ka dhënë rezultate konkrete, pasi shoqërohet me garancitë dhe mbështetjen financiare të BE, që ka ngritur mekanizma zbatues dhe monitorues. Përkundrejt kësaj, "Ballkani i Hapur" është nisëm përçarëse dhe përjashtuese", tha Meta. 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 25/11/2021 03:36

    Po fjalet e tua z.Meta nuk jane percarese?!Si mund t'ju qendrojme synimeve te rrezikshme te fqinjeve tane,kur s'kemi unitet ne pol.e jashtme,kur kryeministri dhe presidenti jone i bihen secili per llogari te vet,njeri gozhdes e tjetri patkoit kur behet fjale per nisma te tilla?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja