Deputeti i PD-së, Tritan Shehu tha se me nismën rajonale 'Open Ballkan' integrimi i vendit po futet në spiralen e Serbisë. Ai e konsideroi atë nismë të dështuar, duke i kërkuar Ramës që të deklarojë fundin e saj.
"Po e fusni integrimin në spiralen e Serbisë, duhet të jeni të qartë se Serbia ka një këmbë e gjysmë në Moskë, gjysmën tjetër pending. Një nga esencat e këtij projekti është pengimi i procesit të integrimit. Ky është zinxhirë për të tërhequr vendet tona drejt lindjes. Vërtet mendoni se Serbia ka hequr dorë nga pretendimet ndaj Kosovës? Ju vetëm bëni presion mbi Kosovën pse nuk i bashkohet një tryeze të ngritur nga Vuçiç. Po zhvlerësohet pavarësia e Kosovës. Serbia është e lidhur me Serbinë nga ana ushtarake dhe inteligjencës, Serbia vazhdon me një politikë arkaike të bazuar te Moska. Serbia ka miratuar para pak ditësh dokumentin strategji të shtetit dhe kanë përcaktuar si shtete armike Ksovën, Shqipërinë dhe Bosnjën. U servirni shqiptarëve Open Nallkan e Vuçic si një formë e partneritetit strategjik me Serbinë. A i keni kërkuar Serbisë të kërkojnë falje ndaj gjenocideve në rajon veçanërisht ndaj shqiptarëve? A keni ndonjë projekt të dobishëm për Kosovë dhe Rajonin? Duhet të paraqesim platformë për të ndihmuar Kosovën. Vuçiç nuk i ka pranuar kurrë krimet e Millosheviçit, thotë s e nuk do e njohë kurrë Kosovën, ndërsa ju sulmoni Kosovën për një projekt që i kundërvihet projekteve të Brukselit. Integrimin e Shqipërisë po e lini peng te Vuçiç. Mes Procesit të Berlinit dhe Open Ballkan nuk ka asgjë të përbashkët, i dyti është krijuar për të kundërshtuar të parin. Ky projekt i hapur është një projekt i dështuar. Ju nuk keni paraqitur asnjë platformë për tregun e përbashkët rajonal sepse nuk keni çfarë të paraqisni. Ju kërkoj sot të bëni një hap të rëndësishëm pozitiv, deklaroni përfundimin e kësaj loje me Ballkanin e Hapur", tha Shehu.
Lajmi kryesor:
‘Open Balkan’, Tritan Shehu interpelancë me Ramën: Në interes të Serbisë së Madhe, e rrezikshme! Kryeministri: E pakonceptueshme, thjesht mekanizëm për të jetësuar procesin e Berlinit
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
23.7%
-
Keq
62.9%
-
Nuk e di
13.3%
Vota total: 817
Lajme të tjera
-
Rithemelimi kërkoi interpelancë për emisionin në Rai 3, Rama: S’ka urgjencë për autorët e kësaj shfaqje të shëmtuar! Gatuajnë shpifje e ua japin të huajve si akuza
26 Prill, 13:08
-
Emisioni në Rai 3, Rama për 'Corriere': I neveritshëm, paragjykime për Shqipërinë! Ndërhyra për të mbrojtur imazhin e vendit tim
26 Prill, 10:22
-
Expo-Albania, ja si do të jetë kompleksi për organizimin e panaireve, Rama: Xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkëkohorë (VIDEO)
26 Prill, 08:18
-
Kryeministri spanjoll mendon dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë
25 Prill, 22:29
-
INTERVISTA/ Ilir Meta në ‘Frontline’: Nëse ka urdhër-arresti, nuk arratisem! Dumani, kapter i Rilindjes! Tarallakut i çoj para SPAK dyfishin e 2 marsit
25 Prill, 20:54
-
Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, u shiti 'sapunin për djathë' italianëve! S’duhet të jetë burrë, do dalë cullak
25 Prill, 19:07
-
'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdori për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë
25 Prill, 18:50
-
Emisioni i RAI 3, Rama-moderatorit: Telefonatën time e krahasuat me ndërhyrjet e Kremlinit, s’keni guxim të përballeni me të vërtetën
25 Prill, 09:45
-
Mero Baze: Beteja këmbëngulëse e Ramës ndaj një reportazhi të RAI
24 Prill, 21:45
-
Rama: Gjykata Kushtetuese nuk dha vendim për heqjen e mandatit të Xhaçkës, po ta bënte s’do diskutohej
24 Prill, 18:06
-
Fredi Beleri dhe Greqia, Rama: S'negociojmë asgjë e me askënd, as brenda partisë e as mes partive e as me një shtet tjetër
24 Prill, 17:49
-
Turi i takimeve me Diasporën, Rama zbulon katër vendet e para që do vizitojë
24 Prill, 16:10